☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: Dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti Shkup-Bllacë ishte përgatitur, financuar dhe proceduar që në kohën e qeverisjes së BDI-së

Nga BDI thonë se dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë nuk është projekt i krijuar nga pushteti aktual, por një projekt për të cilin në kohën e qeverisjes së BDI-së ishin ndërmarrë hapa konkretë në aspektin e projektimit, sigurimit të financimit dhe procedurave të tenderimit.

Sipas tyre, më 27 qershor 2022, Kuvendi miratoi Ligjin për garancinë shtetërore të detyrimeve për huanë që do të përdorej për financimin e projektit TEN-T për autostradën nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën.

“Dokumenti zyrtar mban nënshkrimet e presidentit të atëhershëm Stevo Pendarovski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Pra, në kohën kur BDI ishte pjesë e qeverisë, për projektin Shkup- Bllacë ishin krijuar dhe avancuar elementet themelore për realizimin e tij: projektimi, sigurimi i bazës financiare dhe zhvillimi i procedurave të tenderimit. Kjo dëshmi rrëzon çdo tentativë për të krijuar përshtypjen se autostrada Shkup- Bllacë është një projekt i nisur nga zero nga qeverisja aktuale”.

“Pyetja është e thjeshtë: çfarë ka bërë pushteti aktual përtej asaj që ishte përgatitur dhe siguruar më herët? Në vend të propagandës, qytetarët meritojnë transparencë: të publikohen të gjitha dokumentet që lidhen me projektimin, financimin, tenderimin dhe realizimin e këtij projekti. BDI nuk kundërshton realizimin e autostradës Shkup- Bllacë. Përkundrazi, BDI kërkon që projekti të realizohet sa më shpejt, në interes të qytetarëve dhe të lidhjes strategjike të Maqedonisë së Veriut me Kosovën”, thonë nga BDI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.