☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,060 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,962 ▲ +1.61% ETH $2,358 ▲ +2.07% XRP $1.3343 ▲ +2.9% SOL $101.7200 ▲ +1.71%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.36 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

BE kundër vendimit të Kuvendit, duan që për Trepçën të ketë marrëveshje në Bruksel

Edhe përkundër faktit se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Statutin e ri për Trepçën, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit në Bruksel.

Koacijacic në një përgjigje për ‘tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, raporton Gazeta Express.

“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut,  ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapur ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidh nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”, ka thënë Koacijancic, e pyetur për pasojat që mund të ketë miratimi i Statutit për Trepçën që u votuar para pak ditësh në parlamentin e dialogut dhe për fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.

Ndërkohë edhe krerët e shtetit serb vazhdimisht e kanë potencuar se nuk do t’i kthehen dialogut derisa Prishtina nuk e zhbën vendimin për taksën.

Po ashtu ditë më parë janë organizuar edhe protesta në veri kundër vendimeve të Prishtinës për Trepçën, duke thënë se autoritetet kosovare po tentojnë që ta grabisin Trepçën dhe të lënë serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës pa punë.

Siç shkruan ‘novosti’, Prishtina kishte refuzuar që në dialogun e Brukselit ta vinte në diskutim çështjen e Trepçës, pasi e konsideronte si pronë të Republikës së Kosovës, dhe për Kosovën një gjë e tillë ishte punë e kryer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.