☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,592 ▲ +0.27% ETH $2,491 ▼ -0.08% XRP $1.4038 ▲ +0.62% SOL $109.7200 ▼ -0.54%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Bekim Sali për mbështetjen financiare nga KE: Integrimi evropian nuk është më vetëm aspiratë politike

Komisioni Evropian ka miratuar këstin e ri prej 65,7 milionë euro për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Mekanizmit për Reforma dhe Rritje.

Kjo mbështetje përfaqëson një konfirmim të fuqishëm se shteti po avancon me sukses reformat dhe po realizon prioritetet kyçe në fushën e digjitalizimit, arsimit dhe zhvillimit institucional në përputhje me standardet evropiane.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e mirëpriti vendimin e Komisionit Evropian, duke theksuar se ky është një sinjal i rëndësishëm besimi dhe vlerësimi për agjendën reformuese të vendit.

“Integrimi evropian nuk është më vetëm aspiratë politike. Sot ai po shndërrohet në investime konkrete, mbështetje dhe mundësi reale për qytetarët tanë”, deklaroi ministri Sali.

Këto mjete paraqesin motiv shtesë për vazhdimin e reformave, forcimin e institucioneve dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të vendit.

Ministria për Çështje Evropiane mbetet plotësisht e përkushtuar në koordinimin efektiv të proceseve reformuese dhe në sigurimin që mbështetja evropiane të përkthehet drejtpërdrejt në standard më të mirë jetese dhe më shumë mundësi për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.