☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.95 ▼0.6%
ARI 4,133 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,811 ▼ -0.33% ETH $1,901 ▼ -1.01% XRP $1.0715 ▼ -0.27% SOL $73.4300 ▼ -0.69%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.95 ▼0.6 % ARI 4,133 ▲0.88 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.95 ▼0.6 % ARI 4,133 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
30 Jul 2026
Breaking
Politika

Beleri për takimin Rama-Mitsotakis: Problemet janë ende në tavolinë, ja çfarë nuk është zgjidhur mes dy vendeve

Eurodeputeti, Fredi Beleri i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me vizitën e kryeministrit Edi

Eurodeputeti, Fredi Beleri i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe takimi me homologun e tij grek. Sipas tij takimi ka qenë në klimë të mirë.

Ai shtoi se problemet e të kaluarës janë ende në tavolinë ndërsa përmendi një ndër problemet kryesore që është çështja e pronave.

“Cilido nga ne që ndan jetën midis dy shteteve, sot do ishte i lumtur në qoftë nëse deklaratat e dy kryeministrave janë të vërteta. Restart-i i marrëdhënieve dhe marrëdhëniet e mira midis dy popujve, midis dy qeverive është një gjë pozitive.

Se çfarë u tha brenda dyerve të mbyllura, nuk kam ndonjë informacion specifik. Informacioni im është nga mediat shqiptare dhe nga mediat greke. Të gjithë thonë që ishte një takim edhe pse jo zyrtar, ishte në kuadër të Forumit Ekonomik në Delphi.

Pra ishte një takim joformal i cili ishte në një klimë shumë të mirë. Kjo vetë na bën të gëzuar, problematikat midis dy vendeve dhe problemet e mbartura nga e kaluara besoj se janë akoma në tavolinë. Po për sa i përket të drejtave të minoritetit dhe që unë kam një angazhim, ka të bëjë me çështjen e pronave.

Që çështja e pronave është një problem për gjithë shqiptarët. Po e vërtetë është që në pjesën tjetër të Republikës së Shqipërisë kthimi i pronave është realizuar në mënyrë 60% në tre bashkitë e jugut ku banojnë me shumicë pjesë të minoritetit etnik grek, kjo përqindje nuk kalon 30%-in.

Pra edhe këtu kemi një diskriminim. Është një problem në gjithë Shqipërinë moskthimi i pronave. Atje akoma procesi është shumë mbrapa. Kjo është rastësi? Nuk e di. Unë nuk besoj se është rastësi”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.