🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,036 ▲ +0.46% ETH $2,246 ▲ +0.7% XRP $1.1655 ▼ -2.78% SOL $90.1500 ▲ +0.25%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: Fermeri shqiptar, i braktisur nga qeveria. Marrëveshjet e Ballkanit të Hapur dëmtuan prodhimin tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka braktisur fermerët shqiptarë, duke theksuar se marrëveshjet e Ballkanit të Hapur kanë dëmtuar rëndë prodhimin vendor bujqësor.

Në një deklaratë të mbajtur gjatë takimit me fermerë në Cërrik, Berisha u ndal në dy çështje kryesore: heqjen e subvencioneve për naftën dhe efektet negative të iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Fermeri shqiptar sot është fermer i braktisur, është fermer i dekurajuar, është fermer i dënuar nga prodhimet që vijnë pas hapjes së kufijve në Ballkanin e Hapur”, tha Berisha.

Ai kritikoi vendimin e qeverisë për heqjen e subvencioneve për naftën e fermerëve në periudhën e krizës së çmimeve të naftës, sidomos gjatë luftës në Ukrainë.

“Tani a mund t’i shtrojmë pyetjen vetes ne këtu? A nuk pati një krizë në çmimin e naftës gjatë luftës, Shtetet e Bashkuara me Iranin? Kudo ndikoi ajo. Dhe në çdo vend qeveritë ndihmën e parë tek fermerët, absolutisht në çdo vend. Gjermania dyfishoi subvencionin për naftën. Po çdo vend tjetër. Kurse ky në mënyrë më të pacipë, më cinike, deklaroi do ta heqim thatë”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se qeveria ka mashtruar opinionin publik duke pretenduar se në Europë nuk jepet më subvencion për naftën e fermerëve, ndërsa në realitet shumë vende evropiane e kanë ruajtur apo madje rritur atë.

Berisha akuzoi se kjo politikë synon të detyrojë fermerët të braktisin tokën:“Për t’jua bërë ju të pamundur të punoni tokën dhe të ikni.”

Berisha e konsideroi Ballkanin e Hapur si një “akt armiqësor” ndaj bujqësisë shqiptare. Ai tha se kjo nismë ka lejuar vërshimin e produkteve bujqësore nga Serbia, e cila subvencionon fermerët e saj në një shkallë shumë më të lartë.

“Ballkani i Hapur… ishte një akt armiqësor ndaj jush. Sepse hapi dyert në të katër anët për vërshimin e prodhimeve bujqësore të shumadijes të Serbisë, vend i cili subvencionin ndaj fermerëve… e ka patur 8 herë më të madh se ç’e keni ju sot”, tha Berisha.

Ai përmendi edhe avantazhet e tjera të Serbisë si sistemet moderne të vaditjes, duke kontrastuar me situatën në Shqipëri.

Sipas tij, pas hapjes së kufijve kanë ndodhur “therje masive e lopëve, e të imtave, qumështi pluhur vërshoi” dhe prodhimet vendase mbetën pa treg.

Berisha premtoi se një nga aktet e para të një qeverie të re do të jetë anulimi përfundimtar i çdo akti të Ballkanit të Hapur.

“Sot jam këtu për t’ju zotuar se një nga aktet e para, anulimi përfundimtar i çdo akti të Ballkanit të Hapur. Po!”, deklaroi ai.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e investimeve në zonat rurale: “Çfarë investimesh janë bërë në Shqipërinë rurale? Pothuajse zero. Në zonat bujqësore, në fshatra, i ndërpreu.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.