☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,272 ▲ +4.11% ETH $2,638 ▲ +5.32% XRP $1.4253 ▲ +7.99% SOL $111.8700 ▲ +6.04%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë reg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në konventën republikane për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluar në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator.

Konventa ishte organizuar nga Partia Republikane dhe Presidenti Donald Trump mbajti fjalime gjatë aktivitetit.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi këtë vizitë si një nga zhvillimet e rëndësishme të periudhës së fundit. Ai tha se fjalimet e Trump në konventë përbënin, sipas tij, një mbështetje për të gjithë ata që përballen me atë që ai i cilësoi si “komunizmi dhe kartelet e drogës”.

Berisha pretendoi se këto dy çështje përbëjnë edhe “dy shtyllat kryesore” të qeverisjes së Edi Ramës. Sipas tij, fjalimi i presidentit amerikan dhe mesazhet e konventës kishin rëndësi për vendet që përballen me këto problematika.

Një tjetër pjesë e vizitës, sipas Berishës, lidhej me takimet me zyrtarë amerikanë. Ai tha se zhvilloi bisedime me kongresmenë, senatorë, drejtues komisionesh dhe përfaqësues të administratës amerikane, ku sipas tij u diskutuan problematikat e Shqipërisë.

“Gjatë kësaj periudhe që nuk kemi bashkëbiseduar ka pasur disa zhvillime shumë të rëndësishme. Njëri nga këto zhvillime ishte edhe udhëtimi im në SHBA, për të marrë pjesë në konventën zgjedhore të afatit të mesëm të Partisë Republikane, që u zhvillua në Teksas në datën 9 dhe 10 shtator. Ajo ishte një ngjarje elektorale më madhështore që unë kam parë në të gjithë karrierën time politike. Ishte një fantazi e vërtetë. Presidenti Donald Trump iu drejtua konferencës ato dy ditë me dy fjalime, me të cilat, ai atë konferencë të zjarrtë e elektrizoi totalisht. Siç kam theksuar, në atë konferencë, presidenti paraqiti dy rreziqet kryesore: komunizmin dhe kartelet e drogës, drogën. Për fatin më të keq, ato janë dy shtyllat kryesore të regjimit të Edi Ramës. Në këtë kuadër, nuk ka dyshim se fjalimi i tij dhe konventa ishin një mbështetje e madhe për të gjithë ata që përballen me këto dy rreziqe në vendet e tyre”, tha ai.

Dhe më tej vijoi:

“Por udhëtimi në Teksas kishte një dimension tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një seri takimesh me zyrtarë të lartë të Kongresit të SHBA, kongresmenë, kryetarë të komisioneve ndër më të rëndësishmet, senatorë, zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump. Në këtë kuadër, mund të them se u shfrytëzuan në maksimumin e mundshëm ato ditë për të paraqitur Shqipërinë dhe problematikat e saj. Natyrisht, siç kam theksuar dhe e theksoj prapë, dy janë çështjet themelore në të cilat ne u ndalëm në takimet tona. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë, mbi demokracinë, mbi rendin, mbi të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Pasojat e tij, shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë elektorale si dhe kontrollin total të Edi Ramës mbi drejtësinë, përdorimin e saj si armë politike. Mendoj se me paraqitjen tonë, ne bëmë vërtet një avokati të interesave të çdo shqiptari, por edhe gjetëm mirëkuptim të madh tek bashkëbiseduesit tanë.”

Po ashtu Berisha falënderoi diasporën në SHBA, ndërsa tha se ata janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës për të çmontuar këtë regjim.

“Faktikisht, këtë javë që lamë pas u zhvillua një hearing në Kongresin e SHBA, hearing në të cilin kryetari i Komisionit të Helsinkit të këtij Kongresi, kongresmeni Xho Uillson shtroi pyetje shumë të rëndësishme mbi krimin transnacional, përdorimin e mjeteve publike dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Shqipëri. Pra, mund të themi se me takimet tona, ne paraqitëm realitetin shqiptar sipas versionit tonë të opozitës, por që në fakt duhet të them se nuk është se ato ranë si rrufe në qiell të pasur. Njohuritë për Shqipërinë ishin mjaft të avancuara. Mund t’u them se Sekretari Rubio, në mesazhin e tij që i dërgon Edi Ramës për pavarësinë e Shqipërisë, shprehet se kartelet e drogës, bashkëpunëtorët e tyre dhe organizatat kriminale janë një rrezik për qytetarët amerikanë dhe duhet t’i luftojmë me efikasitet. Po kështu, lufta kundër korrupsionit është një problem tjetër madhor, për të cilin administrata e presidentit Trump e ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e saj. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë miqve tanë në Partinë Republikane, IDU-së për ftesën dhe mikpritësve në takimet e rëndësishme që patëm”.

Kreu i PD foli edhe për takimet me diasporën në SHBA.

“Por, dua të jem i sinqertë, pjesa më emocionale e udhëtimit tim ishin takimet me diasporën tonë të mrekullueshme. Takime që rikthyen atmosferën e zjarrtë të viteve ’90-’91, kur së bashku me diasporën bëmë gjithçka për të përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri. Në atë kujtim, e kujtoj gjithnjë, ne kërkuam ndihmën dhe mbështetjen e saj për të rrëzuar diktaturën komuniste në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës. Diaspora dha kontribut historik. Kombi aty ka disa nga personalitetet më të shquara të atdhetarisë, të çështjes kombëtare. Por njëlloj kësaj here, me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtin shpirt vëllazërie na pritën së bashku me Fatmir Mediun, Belind Këlliçin, Enri Çenon, Klevis Balliun dhe Albana Vokshin. Një pritje e jashtëzakonshme. Një angazhim i madh, një preokupim i madh i tyre për gjendjen në Shqipëri dhe vendosmëri për të kontribuar në mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga diktatura autoritare e Edi Ramës dhe narkoshteti i tij. E njëjta atmosferë në Dallas, në Teksas. Më pak numerike, por jo më pak aktive. Po aq atdhetare dhe e flaktë, diaspora jonë në Dallas dhe në Teksas. Personalitete të shquar të cilët kanë kontribuar shumë si për Shqipërinë, ashtu edhe për çlirimin e Kosovës. Të gatshëm të kontribuojnë përsëri me të gjitha lidhjet e tyre të fuqishme me ligjvënësit amerikanë, me zyrtarët amerikanë për çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri, por edhe për problematikat me të cilat përballet Kosova. Pra, mund t’u them se ky udhëtim i fillimit të shtatorit të vitit 2026, ndonëse ishte 35 vite larg të parit, për sa i përket rëndësisë dhe për sa i përket mikpritjes vëllazërore, ngjasonin shumë njëri me tjetrin. Me këtë rast, dua të përshëndes të gjithë përfaqësuesit tanë të shkëlqyer në diasporë për atë pritje jashtëzakonisht të ngrohtë që na rezervuan dhe angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur përpjekjet e forcave demokratike dhe opozitës për çmontimin e këtij regjimi”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.