Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.25 ▼0.28%
ARI 4,028 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,266 ▲ +1.14% ETH $1,909 ▲ +2.19% XRP $1.1140 ▲ +1.66% SOL $77.8800 ▲ +1.96%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.25 ▼0.28 % ARI 4,028 ▲0.29 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.25 ▼0.28 % ARI 4,028 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha: Gjykata Kushtetuese mbrojti ligjin për investimet strategjike duke sfiduar BE-në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë, 20 korrik, në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Pas daljes nga organi i drejtësisë, ai lëshoi akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si shërbëtore të qeverisë dhe shkak për protestat e qytetarëve.

Berisha deklaroi se kjo gjykatë ka mbrojtur vendimet e ekzekutivit për investimet strategjike, Zonat e Mbrojtura dhe Parkun e Butrintit, duke injoruar kështu edhe kërkesat e prerë të Bashkimit Evropian.

“Është kjo gjykatë shërbëtore e qeverisë, me një pjesë të mirë të atyre, nuk them secili prej tyre, një nga shkaqet kryesore që ka nxjerrë ata dhjetëra mijëra djem e vajza në protestë prej 50 e sa ditësh.

Pse? Sepse grupi parlamentar i PD ka kundërshtuar në parlament dhe ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin e investimeve strategjike.

Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesave të prera të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, e ka lënë në fuqi ligjin. PD ka dërguar në këtë gjykatë ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ishte fjala konkretisht për parkun absolutisht më të bukur, më të mirë në Evropë, që është parku i Butrintit.

Gjykata Kushtetuese firmosi për shkatërrimin e tij, vendimin e qeverisë. Gjykata Kushtetuese mbajti në fuqi amendimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe peizazheve natyrore, të kundërshtuar me forcë nga PD. Ja, ajo gjykatë. A mund të imagjinoni ju një grup gjykatësish, paçka se të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të opozitës.

Të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të protestës rinore qytetare, por janë kërkesa të prera të institucioneve të BE, të Parlamentit dhe Komisionit Evropian.”

Veç trupës gjyqësore, kryeopozitari shënjestroi edhe Bankën e Shqipërisë, të cilën e akuzoi për heshtje ndaj ndikimit shkatërrues të “narko-euros” në ekonominë e vendit. Sipas tij, kjo kapje e institucioneve po detyron mijëra të rinj të braktisin Shqipërinë.

“Megjithatë ajo vazhdon notere, ish-kryetarja se ku kaloi në një post të rëndësishëm kushtetues. Shkoi tek Banka e Shqipërisë, e cila hesht si fija e barit për narko-euron. A e kuptoni ju sa i pushtuar është ky vend? Pra, këtu thashë ishin dengjet me narko-euro. Banka e Shqipërisë është e zhytur gjer në çati në narko-euro dhe nuk guxon të shqiptojë njëherë fjalën narko-euro, e cila po shkatërron ekonominë e vendit, po shpunëson mijëra qytetarë. Ata mijëra qytetarë nuk shohin perspektivë në këtë vend.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.