🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,264 ▼ -0.98% ETH $2,182 ▼ -1.74% XRP $1.4148 ▼ -1.2% SOL $86.6500 ▼ -2.84%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
17 May 2026
Breaking
Kronika

Biba: Depolitizim i komisioneve zgjedhore; numërimi i votave në qendrën e votimit

Kryetari i sapozgjedhur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Denar Biba, mbështet depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndërsa lidhur me numërimin e votave ai sjell shembullin e Kosovës, ku votat numërohen direkt në qendrën e votimit. Në një intervistë për të përditshmen “Shekulli”, e publikuar të hënën, Biba thotë se prej kohësh ka kërkuar zëvendësimin e anëtarëve militantë të Komisioneve Zonale Zgjedhore dhe të Komisioneve të Qendrave të Votimit, me qytetarë të depolitizuar

“Mendoj se faktori njerëzor është problemi kryesor i menaxhimit të zgjedhjeve në vend dhe jo mungesa e teknologjisë. Thelbësisht të politizuar dhe pa asnjë përgjegjshmëri qytetare, këta dritëshkurtër e kanë mbushur kupën. Prej kohësh kam kërkuar zëvendësimin e anëtarëve militantë të KZAZ-ve dhe KQV-ve me qytetarë të depolitizuar, siç e ka edhe bota e qytetëruar. Mekanizmat e përzgjedhjes së tyre dhe bashkësitë prej nga ku ata do të vijnë, më pas, janë teknikalitete”, shprehet Biba.

Sa i takon debateve për numërimin dhe votimin elektronik, Biba vëren se elektronika nuk është me patjetër zgjidhja e artë. Fakti që, vende shumë më të përparuara se Shqipëria, si në lidhje me demokracinë ashtu edhe me teknologjinë, sërish vijojnë t’i organizojnë dhe administrojnë zgjedhjet përmes metodave konvencionale, tradicionale, është shumë domethënës, thotë kryetari i KQZ-së.

Teknologjia tek ne u pa si shpëtimtare, në mungesë të besimit reciprok mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje, por nuk ka asnjë provë sot në botën e qytetëruar se besimi vjen nga teknologjia. Nga ana tjetër kjo kërkon kohë, që të paktën për zgjedhjet e 2017-s, ne nuk e kemi më, shprehet Biba.
I pyetur nëse do të ketë ndonjë projekt për shpalljen e rezultatit zgjedhor brenda 24 orëve, atij i duket pozitive përvoja e Kosovës, ku votat numërohen direkt në qendrën e votimit. Zgjidhjet janë aty, por duhet besim për t’i zbatuar, shton ai.

Sa i takon reformës zgjedhore që është në proces nga Kuvendi i Shqipërisë, Biba thotë se KQZ prej kohësh ka depozituar në parlament një draft-propozim me amendamente të gatshme, që janë reflektime, thuajse mekanike, të kritikave që kanë bërë OSBE dhe ODIHR në raportet e tyre për zgjedhjet e 2013-s dhe 2015-s.
Duke qenë operatori kryesor i legjislacionit për zgjedhjet, ne njohim më mirë se kushdo edhe pikat e dobëta të procedurës, ndaj edhe kemi sugjeruar ndryshimet dhe përmirësimet përkatëse. Për sa iu përket qasjeve politike, të tilla si ndryshimi i sistemit, krejtësisht apo pjesërisht përmes prezantimit të listave të hapura apo elemente që kanë të bëjnë me financimin, etj, ne në KQZ kemi zgjedhur të mos përfshihemi aktivisht, por jemi plotësisht të gatshëm të ofrojmë ekspertizën tonë, nëse do të na kërkohet, thote kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.