🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.45 ▲1.8%
ARI 4,495 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,228 ▼ -4.53% ETH $1,872 ▼ -5.75% XRP $1.2399 ▼ -2.48% SOL $75.0300 ▼ -5.87%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.45 ▲1.8 % ARI 4,495 ▼0.56 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.45 ▲1.8 % ARI 4,495 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Bllokim i donacioneve nga Kosova, Kamberi: Bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të HalkBank, duke i cilësuar ato si diskriminuese ndaj shqiptarëve në Serbi, pas refuzimit të donacioneve nga Kosova për Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të HalkBank, duke i cilësuar ato si diskriminuese ndaj shqiptarëve në Serbi, pas refuzimit të donacioneve nga Kosova për Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Në reagimin e tij publik, Kamberi ka thënë se ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm.

“Veprimet e fundit të HalkBank për të refuzuar donacionet e ardhura nga Kosova për Këshillin Kombëtar Shqiptar, pa asnjë transparencë, pa vendim publik dhe pa arsyetim ligjor, përbëjnë një precedent shqetësues dhe të papranueshëm”, ka shkruar Kamberi.

Ai theksoi se nuk bëhet më fjalë për një çështje teknike, por për ndërhyrje politike

“Ky nuk është më një veprim teknik apo bankar, por një akt me përmbajtje të qartë politike dhe diskriminuese”, u shpreh ai.

Sipas tij, përfshirja e një institucioni financiar në këto procese është e papranueshme.

“Kur një institucion financiar ndërkombëtar bëhet pjesë e mekanizmave që pengojnë funksionimin e institucioneve legjitime të pakicës shqiptare në Serbi, atëherë kemi të bëjmë me bashkëpjesëmarrje në një politikë sistematike përjashtuese”, ka theksuar Kamberi.

Kamberi ka akuzuar edhe ndikimin politik nga Beogradi në këtë rast.

“Nën ndikimin e strukturave politike në Beograd, dhe konkretisht nën diktatin e ministrave që nuk përfaqësojnë interesin qytetar, por agjenda të ngushta partiake, po krijohet një klimë ku të drejtat elementare të shqiptarëve cenohen në mënyrë të vazhdueshme”, është shprehur ai.

Ai shtoi se refuzimi i donacioneve ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar.

“Refuzimi i donacioneve nga Kosova nuk është vetëm një goditje financiare ndaj Këshillit Kombëtar, por një përpjekje për të izoluar institucionalisht shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të penguar lidhjet e tyre natyrore me Kosovën”, tha Kamberi.

Më tej, ai paralajmëroi se çështja do të ngrihet në instanca ndërkombëtare.

“Në të kundërtën, kjo çështje jo vetëm që do të ngrihet në nivele ndërkombëtare si dëshmi e qartë e diskriminimit sistematik dhe shkeljes së të drejtave kolektive të shqiptarëve në Serbi, por e drejta do të kërkohet edhe para institucioneve gjyqësore”, theksoi deputeti shqiptar.

Në fund, Kamberi bëri thirrje për reagim nga institucionet ndërkombëtare dhe kërkoi transparencë të plotë nga banka për këtë vendim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.