☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,606 ▼0.4%
DOW 52,156 ▼0.43%
NASDAQ 26,134 ▼0.45%
NAFTA 100.17 ▲4.29%
ARI 4,402 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,132 ▼ -1.24% ETH $2,434 ▼ -1.54% XRP $1.3544 ▼ -3.73% SOL $99.7400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,606 ▼0.4 % DOW 52,156 ▼0.43 % NASDAQ 26,134 ▼0.45 % NAFTA 100.17 ▲4.29 % ARI 4,402 ▼1.31 % S&P 500 7,606 ▼0.4 % DOW 52,156 ▼0.43 % NASDAQ 26,134 ▼0.45 % NAFTA 100.17 ▲4.29 % ARI 4,402 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Bllokimi i foltores shtyn shqyrtimin e projektrezolutave për seancën e ardhshme

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 76 vota pro dhe 25 kundër propozimin për shtyrjen e shqyrtimit të projektrezolutave për veprimtarinë e disa institucioneve kushtetuese dhe të pavarura. Ky vendim erdhi pas tensioneve dhe ndërprerjes dy herë të seancës plenare, për shkak të bllokimit fizik të foltores nga ana e deputetëve të opozitës.

Shkaku i bllokimit lidhet me qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila refuzon të njohë Endrit Shabanin si drejtues të Institucionit të Avokatit të Popullit. Sipas opozitës, emërimi i tij është realizuar në mënyrë antikushtetuese, çka ka çuar edhe në depozitimin e një kallëzimi në Gjykatën Kushtetuese. Në këto kushte, Partia Socialiste propozoi që raportimet e gjashtë institucioneve të planifikuara të kalojnë për seancën e ardhshme plenare, më 23 korrik 2026.

Propozimi i mazhorancës dhe argumentet e palëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili paraqiti propozimin për shtyrje, argumentoi se institucionet nuk mund ta përmbushin detyrimin kushtetues vetëm përmes raportimit të shkruar. Balla sqaroi se mazhoranca kishte pranuar në mënyrë konsensuale kërkesën e opozitës që institucionet të ruanin praktikën e raportimit në seancë plenare, por në një seancë të posaçme.

“Është absurde që një institucion kushtetues si Avokati i Popullit, raportimi i të cilit në Kuvend parashikohet nga neni 63 i Kushtetutës të konsiderohet se e ka kryer raportimin vetëm përmes paraqitjes së raportit me shkrim”, deklaroi Balla, duke kërkuar kalimin e shqyrtimit për KLGJ, KLP, KLSH, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, ILD dhe Avokatin e Popullit në javën pasardhëse.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e kundërshtoi këtë nismë duke akuzuar mazhorancën për përpjekje për të prishur seancën. Bardhi kërkoi që raportimet të vijonin menjëherë, por duke anashkaluar Avokatin e Popullit dhe duke filluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

“Nëse bie dakord që të ndërrojmë rendin e ditës, ta vazhdojmë seancën tani. Kanë ardhur për të raportuar, t’i dëgjojmë dhe të vazhdojmë diskutimin me institucionet e tjera”, tha Bardhi, duke shtuar se opozita nuk pranon raportimin e Shabanit për sa kohë çështja është në shqyrtim e sipër.

Peleshi: Rendi i ditës nuk ndryshohet nën presion

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi pozicionin ligjor të marrjes së vendimeve, duke theksuar se rregullorja nuk lejon ndryshimin e rendit të ditës nën presionin e bllokimit fizik të foltores. Ai nënvizoi se asnjë grup parlamentar nuk ka tagër të përcaktojë rendin e ditës të seancës pasardhëse, por kanë të drejtë vetëm të paraqesin propozime.

Lidhur me pretendimet e opozitës për ligjshmërinë e Avokatit të Popullit, Peleshi kujtoi se institucioni i Kuvendit nuk ka marrë asnjë vendim pezullimi nga Gjykata Kushtetuese dhe për rrjedhojë, emërimi mbetet në fuqi deri në një vendim zyrtar të gjykatës.

“Ju thoni është antikushtetues se e shpall unë, të ligjshëm a të paligjshëm e shpallin gjykatat. Nëse do të ishte pranuar nga Gjykata Kushtetuese do ta zbatonim, unë i pari. Rendi i ditës nuk mund të ndryshojë gjatë ditës së seancës vetëm sepse kemi bllokim fizik të foltores, do të ishte fundi i parlamentarizmit”, u shpreh Peleshi përpara se ta hidhte propozimin në votim të hapur me karton.

Pas miratimit të shtyrjes me shumicë votash, shqyrtimi i projektrezolutave për shtatë institucionet e rëndësishme të drejtësisë dhe kontrollit shtetëror pritet të ringrejë diskutimet të enjten e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.