☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,380 ▼ -0.63% ETH $2,491 ▼ -0.27% XRP $1.4009 ▼ -1.38% SOL $104.9600 ▼ -1.35%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Kronika

Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

Autoritetet për Sigurinë Ushqimore në Maltë kanë sekuestruar dhe urdhëruar asgjësimin e një ngarkese me produkte ushqimore të ardhura nga Shqipëria, pasi gjatë kontrollit u konstatuan shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.

Sipas Autoritetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Ushqimore (FSSA), ngarkesa mbërriti në Maltë me një furgon përmes tragetit nga Siçilia, pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria.

Gjatë inspektimit u konstatuan probleme në një sërë produktesh, përfshirë mish, kos, djathë, vezë, vaj ulliri, ushqime të paketuara, pije freskuese, fasule, alkool, kripë dhe lëngje.

Autoritetet thanë se një pjesë e produkteve ishin transportuar në temperatura të papërshtatshme, ndërsa të tjera nuk kishin etiketimin dhe dokumentacionin e nevojshëm për gjurmueshmërinë e tyre.

Për këtë arsye, e gjithë ngarkesa u vulos menjëherë dhe do të asgjësohet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të industrisë vendase ushqimore.

FSSA theksoi gjithashtu se nuk ishte njoftuar paraprakisht për mbërritjen e ngarkesës, ndonëse legjislacioni kërkon që importuesit të informojnë autoritetet të paktën 48 orë përpara futjes në vend të produkteve ushqimore, kafshëve, ushqimit për kafshë apo bimëve.

Deri më tani nuk është bërë publik sasia totale e produkteve ushqimore të sekuestruara./TCH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.