☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,721 ▼0.34%
DOW 53,419 ▼0.5%
NASDAQ 26,498 ▼0.32%
NAFTA 90.54 ▼0.83%
ARI 4,489 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,543 ▼ -1.57% ETH $2,454 ▼ -1.58% XRP $1.4033 ▼ -3.81% SOL $101.7300 ▼ -2.25%
S&P 500 7,721 ▼0.34 % DOW 53,419 ▼0.5 % NASDAQ 26,498 ▼0.32 % NAFTA 90.54 ▼0.83 % ARI 4,489 ▼1.12 % S&P 500 7,721 ▼0.34 % DOW 53,419 ▼0.5 % NASDAQ 26,498 ▼0.32 % NAFTA 90.54 ▼0.83 % ARI 4,489 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Bota

BM – Farage njofton “marrëveshjë miqësore” të re mes Reform UK dhe Tubimit Kombëtar

LONDËR, 4 shtator /ATSH-DPA/- Nigel Farage njoftoi sot një “marrëveshje miqësore të re” (entente cordiale) mes partisë së tij britanike “Reform UK” dhe partisë së djathtë franceze “Tubimi Kombëtar”, me synimin për të bashkëpunuar për ndalimin e kalimeve të emigrantëve me gomone përmes Kanalit të La Manshit.

Marrëveshja u nënshkrua sot nga Farage dhe presidenti i “Tubimit Kombëtar”, Jordan Bardella, gjatë konferencës së “Reform UK”.

Dy partitë angazhohen të bashkëpunojnë për kthimin e emigrantëve në Francë.

Farage iu referua marrëveshjeve historike britaniko-franceze të fillimit të shekullit XX, duke sinjalizuar synimin për marrëdhënie të afërta mes dy partive, nëse ato fitojnë zgjedhjet e ardhshme në vendet e tyre.

Bardella deklaroi se sfida kryesore është rimarrja e kontrollit mbi emigracionin dhe akuzoi presidentin francez, Emmanuel Macron se ka dështuar në mbrojtjen e Francës.

Ai premtoi se, nëse “Tubimi Kombëtar” dhe Marine Le Pen vijnë në pushtet, qeveria e tyre do të bëjë gjithçka për të mos lejuar që Franca të shërbejë, si pikë hyrëse për emigracionin e paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.

Britania e Madhe dhe Franca kanë tashmë një marrëveshje prej 501 milionë paundësh, të nënshkruar në prill nga qeveria e Keir Starmer, për të parandaluar nisjet e gomoneve nga brigjet franceze.

Kalimet përmes Kanalit të La Manshit janë 40% më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa numri i kalimeve gjatë kësaj vere, është më i ulëti që nga viti 2019.

Megjithatë, mijëra emigrantë vazhdojnë të mbërrijnë në Britani të Madhe, ndërsa gjatë verës janë përdorur edhe gomone më të mëdha.

Bardella tha gjithashtu se emigrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Francë, duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, ndërsa theksoi nevojën për të goditur rrjetet e trafikantëve dhe për të forcuar kontrollin e kufijve.

Farage dhe Bardella synojnë një bashkëpunim politik britaniko-francez kundër emigracionit të paligjshëm, veçanërisht për ndalimin e gomoneve në Kanalin e La Manshit dhe kthimin e emigrantëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.