Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.15 ▲0.77%
ARI 4,446 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,226 ▲ +1.14% ETH $1,896 ▼ -0.2% XRP $0.9958 ▼ -0.65% SOL $75.7700 ▲ +0.4%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.15 ▲0.77 % ARI 4,446 ▼0.62 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.15 ▲0.77 % ARI 4,446 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Sporti

Botërori 2027, Grima pas shortit të play-off-it: E njohim Uellsin, luajmë shanset tona

Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu sot kundërshtaret në raundin e parë dhe të dytë të fazës play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Pas shortit të hedhur në selinë e UEFA-s, vajzat kuqezi mësuan se do të përballen me Uellsin në raundin e parë dhe në rast kalimi, do të përballen me fituesen e çiftit Rumani–Norvegji në raundin e dytë.

Pas shortit, trajneri i Kombëtares Armir Grima, në një prononcim për fshf.org komentoi kundërshtaren e raundit të parë, mundësitë e ekipit për të avancuar më tej, si edhe arritjen e rëndësishme të kualifikimit të përfaqësueses shqiptare në fazën play-off.

Shorti dhe përballja me Uellsin – Na ra një kundërshtar që e njohim. Ndeshjen që kemi bërë në Elbasan e kemi bërë mjaft dinjitoze. Do të luajmë shanset tona, do të bëjmë përpjekjet tona për ta kaluar dhe ndoshta do të kemi edhe pak fat për ta kaluar këtë kundërshtare.

Arritja e përfaqësueses shqiptare në fazën play-off – Është e vërtetë. Duhet thënë që të gjithë kundërshtarët janë shumë të fortë, kushdo që do të na binte. E dimë vështirësinë dhe forcën e këtyre kundërshtarëve, por ne do të bëjmë përpjekjet tona dhe do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë.

Përballja me fituesen e çiftit Rumani–Norvegji në raundin e dytë, në rast kalimi me sukses ndeshjen ndaj Uellsit – Mendoj që është mirë t’i marrim me radhë dhe pastaj të mendojmë për aq larg. Të shohim dhe të bëjmë atë që është për t’u bërë për këtë ndeshje, e më pas kemi kohë për të folur për turin tjetër. Të dyja janë kundërshtare me të cilat kemi luajtur. Norvegjia është mjaft e fortë, por fillimisht e kemi mendjen te Uellsi.

Mesazhi për vajzat pas arritjes në fazën play-off – Unë jam shumë i kënaqur me vajzat, jam i lumtur që i kanë arritur këto rezultate. E meritojnë, kanë dhënë shumë. Por kemi prapë për të dhënë dhe duhet të bëjmë një sforco për të treguar se Kombëtarja jonë ka rritje dhe cilësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.