☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.38 ▲0.84%
ARI 3,609 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,686 ▲ +2.66% ETH $1,689 ▲ +2.06% XRP $0.9559 ▲ +4.36% SOL $70.7400 ▲ +3.04%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.38 ▲0.84 % ARI 3,609 ▲1.24 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.38 ▲0.84 % ARI 3,609 ▲1.24 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Ukraina

Britania investon 9.5 milionë paund në një park ere 200 MW në Ukrainë që mund të furnizojë 300 mijë familje

Britania do të investojë 9.5 milionë paund për ndërtimin e një parku ere prej 200 megavatësh në Ukrainë, në një vendndodhje të pazbuluar, i aftë të furnizojë 300 mijë familje ukrainase. Njoftimin e bëri ministri i Jashtëm britanik Ed Miliband, sipas The Guardian. Parku i ri pritet të ndërtohet dhe operohet nga Elementum Energy, kompani e regjistruar në Britani me zyra në Londër, Kiev dhe Odesa.

Qeveria britanike ka ofruar gjithsej mbi 770 milionë paund për rindërtimin e sistemit energjetik të Ukrainës, përfshirë mbështetje emergjente dhe investime afatgjata në burime të rinovueshme dhe prodhim bërthamor për të ulur varësinë nga gazi.

Miliband tha se paratë do të ndihmojnë “prodhim të ri të madh të rinovueshëm, forcimin e pavarësisë energjetike të Ukrainës dhe mbështetjen e rimëkëmbjes së saj”, dhe se “ndërsa Rusia kërkon t’i zhysë ukrainasit në errësirë, Britania po e ndihmon Ukrainën të ndërtojë sistemin energjetik të sigurt dhe të qëndrueshëm që i nevojitet për të ardhmen”.

Sipas Kievit, sulmet e Moskës kanë shkatërruar ose dëmtuar mbi 80% të kapacitetit prodhues të energjisë së Ukrainës të paraluftës. Megjithatë, Ukraina ka instaluar mbi 3 gigavatë kapacitet të rinovueshëm që nga pushtimi i plotë i vitit 2022, rreth 20% e kapacitetit total të instaluar, dhe rreth një e treta e tij vjen nga era.

Nevoja për investime të tilla u theksua edhe të mërkurën, kur sulmet ruse ndaj një termocentrali pranë Odesës shkaktuan ndërprerje të energjisë, ngrohjes dhe ujit në pjesë të qytetit. DTEK tha se ishte sulmi i tretë masiv ndaj termocentraleve të saj vetëm në nëntor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.