☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.75 ▼2.28%
ARI 3,921 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,463 ▲ +0.98% ETH $2,290 ▲ +0.96% XRP $1.2562 ▲ +0.32% SOL $94.9300 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: Nuk konstatojmë flukse migrantësh drejt kontinentit evropian

BRUKSEL, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian deklaroi sot se nuk kishte zbuluar ndonjë fluks migrimi midis Ceutës, enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut, dhe kontinentit evropian.

“Aktualisht nuk ka lëvizje drejt kontinentit evropian”, tha një zyrtar i lartë evropian duke folur në kushte anonimiteti.

Rreth 50 000 emigrantë kanë hyrë në territorin spanjoll, Ceuta nga Maroku gjatë 24 orëve të fundit, përmes rrugëve tokësore dhe detare, sipas vlerësimeve të autoriteteve spanjolle.

Pamjet e publikuara treguan mijëra persona duke notuar drejt Ceutas, ndërsa kalimet vazhduan edhe gjatë natës. Autoritetet bëjnë të ditur se të paktën 18 persona kanë humbur jetën ditët e fundit, gjatë përpjekjeve për të arritur në territorin spanjoll.

Ceuta, me rreth 83 600 banorë, përballet me një fluks emigrantësh që përbën më shumë se gjysmën e popullsisë së saj.

Sipas autoriteteve, rreth 7 000 nga emigrantët janë të mitur, ndërsa shumica e të ardhurve janë burra të rinj, por mes tyre ka edhe gra, fëmijë dhe foshnja.

Pas përshkallëzimit të situatës, Spanja dislokoi forcat e armatosura për të përforcuar sigurinë në Ceuta dhe në enklavën tjetër spanjolle, Melilla, ku u raportuan edhe 300–400 kalime të tjera gjatë natës.

Kriza vjen pak ditë, pasi Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi se emigrantët e ndaluar në det gjatë përpjekjes për të hyrë në Ceuta ose Melilla, nuk mund të kthehen menjëherë në Marok./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.