☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.07 ▼0.01%
ARI 4,412 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,188 ▼ -0.13% ETH $2,639 ▲ +0.19% XRP $1.4114 ▲ +0.03% SOL $110.8100 ▼ -0.12%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.07 ▼0.01 % ARI 4,412 ▼0.29 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.07 ▼0.01 % ARI 4,412 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
21 Sht 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Brunner: BE-ja duhet të ushtrojë presion ndaj Marokut pas valës së emigrantëve në Ceuta

– Bashkimi Evropian duhet të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion, përfshirë politikën e vizave dhe marrëdhëniet tregtare, për të siguruar bashkëpunimin e Marokut në menaxhimin e migracionit, deklaroi sot komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, pas valës së madhe të kalimeve të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës, raportoi “Reuters”.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 72 mijë emigrantë hynë javën e kaluar në Ceuta, në një nga lëvizjet më të mëdha të migracionit drejt territorit të BE-së në vitet e fundit.

Brunner tha se ngjarja tregoi se kontrolli i kufijve, kërkon bashkëpunim me vendet fqinje, por paralajmëroi se BE-ja mbetet e cenueshme nëse ky kontroll varet vetëm nga vullneti i një shteti fqinj.

Komisioneri shtoi se Bashkimi Evropian duhet të forcojë bashkëpunimin me vendet e treta për kthimin dhe ripranimin e emigrantëve, duke përdorur të gjitha instrumentet në dispozicion për të siguruar partneritete efektive.

Deklarata e tij vjen mes dyshimeve se autoritetet marokene mund të kenë toleruar kalimet masive.

Megjithatë, Maroku i mohoi këto pretendime. Bashkëkryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE–Marok, Lahcen Haddad, tha se vendi ka parandaluar mbi 227 mijë tentativa për kalime të paligjshme dhe ka shkatërruar më shumë se 1050 rrjete të kontrabandës së emigrantëve gjatë periudhës 2023–2025.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Ceutës, Juan Jesus Vivas, deklaroi se rreth 100 persona kanë humbur jetën gjatë kalimeve masive, ndërsa 3000–5000 emigrantë ndodhen ende në enklavë.

Ai e cilësoi Marokun si një partner jo të besueshëm dhe kërkoi që përgjegjësia për mbrojtjen e kufirit tokësor të Evropës me Afrikën, të mos mbështetet te Maroku.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe autoritetet spanjolle dhe marokene, kanë deklaruar se rrjetet e kontrabandës së emigrantëve ishin nxitësi kryesor i kalimeve drejt Ceutës.

Brunner u bëri thirrje eurodeputetëve të përshpejtojnë miratimin e direktivës së BE-së kundër kontrabandës së emigrantëve.

Megjithatë, organizatat humanitare paralajmërojnë se projektligji, mund të penalizojë edhe personat që ofrojnë ndihmë humanitare, si ushqim apo strehim për emigrantët.

Sipas organizatës për të drejtat e migrantëve PICUM, ngjarjet në Ceuta duhet të shërbejnë si një nxitje për krijimin e rrugëve të sigurta dhe ligjore për punë dhe mbrojtje, dhe jo vetëm për vendosjen e masave më të ashpra kundër migracionit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.