🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.45 ▲2.06%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,631 ▼ -1.99% ETH $2,249 ▼ -1.62% XRP $1.2521 ▲ +0.19% SOL $91.8000 ▼ -2.73%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

BUDAPEST – Thatësira në Danub zbulon eshtra ushtarësh gjermanë dhe relike të LIIB

BUDAPEST, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit në lumin Danub, të shkaktuara nga vala e të nxehtit dhe thatësira që ka përfshirë Evropën Qendrore, kanë nxjerrë në dritë eshtra të dy ushtarëve të Wehrmacht-it gjerman, një motoçikletë ushtarake dhe 35 mina antitank në Budapest.

Komisioni Gjerman për Varret e Luftës bëri të ditur se ekipet e tij kanë zhvarrosur eshtrat e dy ushtarëve, ndërsa zbulimi i minave antitank kërkoi ndërhyrjen e njësive të specializuara për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

Sipas organizatës, ulja e nivelit të lumenjve mund të çojë në zbulimin e më shumë mbetjeve të luftës, përfshirë trupat e ushtarëve që ndodhen në anije të fundosura.

Motoçikleta ushtarake dhe dy targat identifikuese të gjetura pranë vendit të zbulimit janë ruajtur në gjendje të mirë falë përbërjes kimike të baltës së portit, e cila ka ndihmuar në konservimin e tyre për më shumë se tetë dekada.

Danubi ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në Budapest, duke shkaktuar edhe ndërprerjen e lundrimit të anijeve turistike në këtë segment të lumit.

Ekspertët paralajmërojnë se vazhdimi i kushteve ekstreme të motit mund të zbulojë edhe relike të tjera historike të mbetura nën ujë që nga Lufta e Dytë Botërore./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.