☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,691 ▼0.22%
DOW 53,176 ▼0.54%
NASDAQ 26,153 ▼0.68%
NAFTA 86.01 ▲1.92%
ARI 4,566 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,152 ▲ +8.67% ETH $2,292 ▲ +14.5% XRP $1.2494 ▲ +20.26% SOL $86.9500 ▲ +6.69%
S&P 500 7,691 ▼0.22 % DOW 53,176 ▼0.54 % NASDAQ 26,153 ▼0.68 % NAFTA 86.01 ▲1.92 % ARI 4,566 ▲0.46 % S&P 500 7,691 ▼0.22 % DOW 53,176 ▼0.54 % NASDAQ 26,153 ▼0.68 % NAFTA 86.01 ▲1.92 % ARI 4,566 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Caka ministër i Jashtëm? Edita Tahiri: Përfshirje e gabuar e Ramës në axhendën serbo-ruse

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka shprehur qëndrimin e saj kundër emërimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Në studion e “Top Talk” ajo thekson se nuk e ka me Cakajn personalisht, por me përfshirjen e Ramës në ndryshimin e kufijve, të cilën ajo e cilëson si axhendë serbo-ruse.

“Kam thënë se kam ky individ dhe kjo përzgjedhje është një përfshirje e gabuar e Ramës në ndryshimin e kufijve që është një axhendë serbo-ruse”, u shpreh Edita Tahiri.

Më tej ajo thekson se është e rëndësishme që Rama të tërhiqet nga ky qëndrim, e të deklarojë se refuzon ndryshimin e kufijve në Kosovë.

“Presidenti Meta bëri mirë që nuk e delegoi. Pavarësisht se dëgjova se qenka bërë delegimi, kjo në fakt si ngjarje nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është se Rama duhet të ndalë këtë qasje dhe të dalë hapur si kryeministër i Shqipërisë kundër ndryshimit të kufijve dhe në mbrojtje të hapur të kufijve dhe qytetarëve të Kosovës. Ky është obligim jo vetëm kombëtar, por edhe Kushtetues. Siç ka bërë Presidenti Meta, Sali Berisha, edhe PD, të qartë që është kundër ndryshimit të kufijve, ashtu duhet ta bëjë edhe Rama. Kur vihen në pikëpyetje interesat kombëtare nuk mund të ketë kalkulime”, tha Edita Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.