Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas fitores me Finlandën
Fitorja 2-0 ndaj Finlandës ishte një betejë e vërtetë edhe për Mario Mitajn, raporton Top Channel. Mbrojtësi 23-vjeçar e mbylli sfidën me një shenjë të dukshme pranë syrit, dëshmi e përballjeve të forta në fushë.
Në skemën e re të trajnerit Rolando Maran, Mitaj u aktivizua në një rol më të pazakontë, si pjesë e mbrojtjes me tre lojtarë, larg pozicionit të tij të zakonshëm në krahun e majtë. Përshtatja rezultoi pozitive dhe ai dha siguri në suksesin e kuqezinjve.
Pas ndeshjes, lojtari nga Malësia e Madhe publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej me syrin e nxirë, të shoqëruar me mesazhin: “Përjetësisht me ty, Shqipëria ime”.
Një dedikim që flet vetë për lidhjen e tij me fanellën kuqezi: në moshën 23-vjeçare, Mitaj ka arritur tashmë në 38 ndeshje me Kombëtaren.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.