Tifozë special në “Air Albania”, Duka dhe lojtarët e Kombëtares ndjekin ndeshjen e Shpresave
Tifozë tepër special në tribunën qendrore të “Air Albania”, teksa luhej dueli miqësor mes Shqipërisë U21 dhe Luksemburgut U21.
Presidenti Armand Duka, së bashku me trajnerin Rolando Maran, stafin e tij si dhe të gjithë grupin e lojtarëve të Kombëtares, zgjodhën të ndiqnin këtë përballje nga afër, duke vëzhguar, lojtarët të cilët në të ardhme kanë premisa t’i bashkohen kombëtares A.
Vlen të theksohet fakti se kuqezinjtë e Bushit, pësuan gol të parët, teksa arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e parë falë golave të Rashicës dhe Brrutit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 2 me 1.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.