Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.06 ▲2.18%
ARI 4,443 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,936 ▲ +0.46% ETH $2,488 ▲ +0.24% XRP $1.4232 ▲ +1.79% SOL $103.8200 ▲ +0.38%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.06 ▲2.18 % ARI 4,443 ▲0.09 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.06 ▲2.18 % ARI 4,443 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

“Çfarë problemi ke me kundërshtimin demokratik”, Rama i përgjigjet Demokratëve Evropianë: Turp që mbështesni një sjellje të neveritshme. Shqipëria është një vend i lirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një postimi të Partisë Demokratike Evropiane, e njohur edhe si Demokratët Evropianë, lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë.

Rama i është përgjigjur kritikave të tyre duke e cilësuar si “kundërshtim” atë që, sipas tij, ishte pengimi dhe dhuna ndaj deputetëve teksa përpiqeshin të hynin në seancën hapëse të Parlamentit.

Kryeministri thotë se deputetët, nga e djathta në të majtë, u detyruan të përballeshin me sharje dhe dhunë fizike, ndërsa ndaj tyre u hodhën vezë dhe gurë.

Rama e cilëson këtë sjellje si “të neveritshme” dhe ironizon qëndrimin e Demokratëve Evropianë, i kërkon atyre që “të mos e përfhsijnë Shqipërinë në këtë histori”, duke e cilësuar vendin si “realisht të lirë” dhe demokratik.

Në reagimin e tij, kryeministri ndalet edhe te rasti i deputetes Iris Luarasi, ku tha se ajo është fyer dhe keqtrajtuar teksa përpiqej të arrinte në vendin e saj të punës.

“Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i deputetëve që të hyjnë në seancën hapëse të Parlamentit quhet “kundërshtim”? Ndoshta kështu duket nga rehatia e tastierës suaj. Por, jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të kalonin mes një korridori sharjesh dhe dhune fizike, me vezë e madje edhe gurë të hedhur ndaj tyre, vetëm që të arrinin në vendin e tyre të punës. A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si kundërshtim demokratik? Me sa duket, jo.

Meqë ra fjala, shikoni se si një deputete e nderuar, një akademike e respektuar dhe një mbrojtëse gjerësisht e njohur e të drejtave të grave, fyhet dhe keqtrajtohet nga modelet tuaja të “kundërshtimit”, teksa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës.

Dhe kjo nuk ishte as më e keqja nga ato që kolegëve tuaj shqiptarë iu desh të përballonin dje.

Keni ndonjë gjë për të thënë për këtë formë të veçantë të “kundërshtimit”, nga piedestali juaj i lartë demokratik? Apo shqetësimi juaj për demokracinë përfundon aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?

Dhe ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e përfshini në këtë histori. Shqipëria është një vend realisht i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Ajo nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që i shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas qëndrimit të Partisë së Demokratëve Evropianë për situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë ditën e djeshme para Parlamentit.

Demokratët Evropianë pretendojnë se numri i ndalimeve është rritur dhe se reagimi i policisë ka qenë në mënyrë disproporcionale i ashpër. Ata shprehen gjithashtu se vendi po përballet me një “provë serioze të standardeve demokratike” në një kohë që synon anëtarësimin në BE.

“Dje, ndërsa protestat në Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, imazhet që na arritën u bënë thellësisht shqetësuese. Ndalimet u rritën, reagimi i policisë dukej në mënyrë disproporcionale i ashpër dhe njerëz pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pyetje serioze nëse ata ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë llogaridhënieje. Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit të llogarive të mediave sociale të lidhura me protestat javën e kaluar, një shqetësim i mëtejshëm për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë sundimin e ligjit, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të mos u pajtuar, për të protestuar dhe për të folur lirisht”, shkruan Partisë së Demokratëve Evropianë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.