☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 91.76 ▲0.82%
ARI 4,477 ▲1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,620 ▲ +1.16% ETH $2,393 ▲ +0.76% XRP $1.3609 ▲ +2.55% SOL $100.1400 ▲ +1.54%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.76 ▲0.82 % ARI 4,477 ▲1.41 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.76 ▲0.82 % ARI 4,477 ▲1.41 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kosova

Çmimet e banesave rriten me 7,3% në Kosovë, ritmi më i lartë jashtë Prishtinës

Çmimet e pronave në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave indeksi është rritur për 7.3 për qind në TM2 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025..

Tregu i banesave në Kosovë ka vazhduar trendin e shtrenjtimit edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) u rrit me 7,3% në TM2 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Rritja e çmimeve nënkupton se, mesatarisht, një pronë banimi që në TM2 2025 kushtonte 100 mijë euro, një vit më vonë do të kishte një çmim rreth 107.300 euro, nëse ndryshimi i indeksit do të reflektohej në të njëjtën masë edhe në atë pronë. Megjithatë, shtrenjtimi nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha pjesët e Kosovës.

Diferenca më e madhe vërehet mes Rajonit të Prishtinës dhe rajoneve të tjera të vendit. Në Prishtinë, çmimet e pronave të banimit u rritën me 4,1% në TM2 2026, krahasuar me TM2 2025. Ndërkaq, në rajonet e tjera të Kosovës, rritja ishte dukshëm më e lartë, duke arritur në 12,8%. Kjo do të thotë se një pronë që në TM2 2025 kushtonte 100 mijë euro, jashtë Rajonit të Prishtinës, sipas rritjes mesatare të regjistruar, në TM2 2026 do të kishte një vlerë prej rreth 112.800 euro.

Edhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2026, tregu ka shënuar rritje. Çmimet e pronave të banimit në Kosovë u rritën me 1,3% në TM2 2026, krahasuar me TM1 2026.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se rritja e çmimeve të pronave nuk është një zhvillim i izoluar i vitit 2026, por pjesë e një tendence që është shfaqur gradualisht gjatë viteve të fundit.
Me vitin 2018 të marrë si vit bazë, kur indeksi ishte 100.0, niveli i çmimeve ka ardhur duke u rritur pothuajse çdo vit.
Në vitin 2019, indeksi mesatar vjetor u rrit në 102.1, duke shënuar një rritje prej 2,1%. Në vitin 2020, indeksi arriti në 102.3, me një rritje vjetore prej 0,2%.
Rritja vazhdoi në vitin 2021, kur indeksi arriti në 104.7, me një ndryshim vjetor prej 2,4%. Në vitin 2022, indeksi u rrit në 109.4, duke shënuar rritje prej 4,5%, ndërsa në vitin 2023 arriti në 113.5, me rritje vjetore prej 3,7%.

Në vitin 2024, indeksi mesatar vjetor u rrit në 118.1, ose 4,0% më shumë se një vit më parë. Ndërsa në vitin 2025, indeksi arriti në 124.0, me një rritje mesatare vjetore prej 5,0%.
Trendi i rritjes është përshpejtuar edhe gjatë vitit 2026. Në tremujorin e parë, indeksi arriti në 130.6, me ndryshim vjetor prej 5,3%, ndërsa në tremujorin e dytë u ngjit në 132.3, me rritje vjetore prej 7,3%.

Nëse krahasohet niveli i TM2 2026 me vitin bazë 2018, indeksi tregon se çmimet e pronave të banimit në Kosovë janë rritur në total me rreth 32,3%. Pra, një pronë me një nivel çmimi të indeksuar në 100 pikë në vitin 2018, në TM2 2026 do të reflektonte një nivel prej 132.3 pikësh./ Fatos Shala

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.