⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.55 ▲0.59%
ARI 4,041 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,359 ▼ -2.37% ETH $2,045 ▼ -3.92% XRP $1.0491 ▼ -4.8% SOL $82.8800 ▼ -4.32%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.55 ▲0.59 % ARI 4,041 ▲0.27 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.55 ▲0.59 % ARI 4,041 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

COVID 19/ Shqipëria shënon 89 të prekur, vetëm sot 13 raste të reja. Tre të prekur edhe në Korcë

Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shënuar një rritje graduale që nga 9 marsi, kur u konfirmua rasti i parë me këtë virus. Sot kur jemi në javën e dytë të masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend shënohen edhe 13 raste të reja, duke e cuar ne 89 numrin total të të prekurve, nga 804 të testuar gjithësej.

Kujtojmë që dy prej të prekurve kanë humbur jetën, ndërsa 3 janë shëruar.

“Ju informojmë se tre pacientët e parë kanë lënë aktualisht spitalin të shëruar por theksojmë se, pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale”.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico numri i të shtruarve në Infektiv shkon në 43.

“4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç”,- sqaroi ajo.

Fico tha se 13 persona rezultuan pozitiv ne 24 orët e fundit nga 33 persona të testuar. Të prekurit janë 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

SHPERNDARJA E RASTEVE SIPAS QYTETEVE

  • Tiranë 63 qytetarë
  • Durrës 6 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 8 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 3 qytetarë
  • Korcë 3 qytetarë

“Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së këtij transmetimi, qytetarët kanë një rol thelbësor. Qytetarët duhet të vazhdojnë të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë”, sqaroi nder te tjera Fico.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.