⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Çupi: Protesta e ka mbaruar misionin e saj! Rama i gatshëm të dëgjonte shqetësimet reale të tyre

Analisti i njohur Frrok Çupi, analizoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një video-mesazhi tha se ishte i gatshëm të dëgjonte me kujdes shqetësimet reale të atyre protestuesve, të cilët kanë dalë në shesh për mbrojtjen e mjedisit.

Ai theksoi se kryeministri përçoi mesazhin se qytetarët nuk i shikon si “të huaj”, por është i hapur të dëgjojë shqetësimet mbi çështjet reale.

I ftuar në “News Line”, Çupi pohoi se Rama po u tregon qytetarëve se në çfarë pozicioni ndodhet Shqipëria, sidomos kur vjen puna te objektivi për integrimin në Bashkimin Europian.

“Dorëzohet para atyre që protestojnë në kuptimin e shpjegimit, më thoni çfarë kërkoni. Se në fund të fundit një protestues nuk i di të gjitha gjërat. Janë fakte të dhëna raporte me vende të tjera. Gjë që bëhet për herë të parë. Një kryeministër nuk i shikon protestuesit si njerëz të huaj.

Aq më pak të reagojë me mjete jo demokratike, siç edhe ka ndodhur. Në kohën e Berishës ishte më keq se Hamasi. Kryeministri i hapur për të dëgjuar çdo shqetësim. Pasuria natyrore e Shqipërisë është rritur , është rritur numri i kafshëve, numri i specieve është rritur. Kryeministri e dëshmoi në hartën e botës dhe të rajonit se në çfarë momenti ndodhet Shqipëria dhe se qytetarët kanë shumë nevojë ta dinë.”, theksoi Çupi.

Ai theksoi se protesta, e cila vijon prej 50 ditësh para kryeministrisë e ka humbur misionin dhe se ajo po kthehet në “ndotje” fizike dhe morale për qytetin e Tiranës.

“Protesta për mendimin tim edhe mund të mos quhet protestë, sepse ka mbaruar misionin e saj. Kjo lloj protestë ka kaluar në një moment, ku vërtet po ndot qytetin jo vetëm fizikisht, por po e ndot me moralin, me parullat dhe me egërsinë.”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.