☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,860 ▲ +0.59% ETH $2,266 ▲ +0.94% XRP $1.2515 ▲ +0.24% SOL $95.4000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Danielsson: Djegia e mandateve minon procesin integrues

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane, fqinjësi dhe negociimet e zgjerimit, Christian Danielsson, duke iu përgjigjur interesit të mediave theksoi se dialogu është i domosdoshëm në demokraci, teksa shtoi se situate aktuale ku opozita ka djegur mandatet nuk ndihmon integrimin e vendit dhe për këtë ai ka njoftuar dhe krerët e opozitës.

“Parlamenti është thelbësor në demokraci. Parlamenti duhet të luaj rolin e tij plotësisht. Kjo është përgjegjësi e shumicës, por dhe e opozitës. Bojkotimi i parlamentit nuk është në një linjë me qasjen tonë dhe dialogu është i domosdoshëm në demokraci”, tha Danielsson.

Sipas tij, institucioni i parlamentit është i domosdoshëm dhe duhet të jetë i tillë dhe për mazhorancën dhe për opozitën.

I pyetur nëse djegia e mandateve nga opozita, dëmton vendin në procesin e integrimit, Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane, fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit, u shpreh se situata nuk ndihmon fare. “Nuk ndihmon fare për procesin fakti që Parlamenti apo që opozita nuk është në kuvend. Këtë e diskutuam sot dhe e bëra shumë të qartë te opozita”.

“Siç e thashë dhe më parë, për integrimin në BE, është e nevojshme që një vend të ketë progres të vazhdueshëm në luftën kundër korrupsionit, luftën ndaj krimit, apo te drejtësia në tërësi, në rastin tuaj te vetting-u. Jemi duke ndjekur situatën nga shumë afër dhe të gjitha hapat që janë ndërmarrë”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane  fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson.

Lidhur me hapjen e negociatave, Danielsson u shpreh se, po punon për hartimin e raportit që do i dorëzohet Këshillit dhe ky i fundit do të marrë vendimin final. “Është me rëndësi të paraqesim një raport objektiv për ato që thashë dhe më lart, luftën ndaj korrupsionit, krimin, ecurinë e vetting-ut, drejtësinë në tërësi. Raporti i dërgohet Këshillit dhe Këshilli merr vendim. Në këtë pikë, thjesht jam i përqendruar te përpilimin e raportit”, tha Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane  fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.