☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

DANIMARKË – Një fregatë ruse lëshoi flakadanë pranë helikopterit ushtarak në Baltik

KOPENHAGË, 15 shtator /ATSH-DPA/- Ministria daneze e Mbrojtjes njoftoi se një fregatë ruse lëshoi dy flakadanë ndriçues në drejtim të një helikopteri ushtarak danez që fluturonte mbi Detin Baltik dje në mbrëmje.

Sipas autoriteteve daneze, njëri prej flakadanëve iu afrua shumë helikopterit, por ekuipazhi nuk pësoi dëmtime. Incidenti ndodhi gjatë një misioni rutinë fotografik të një fregate ruse në ujërat pranë Gedserit, në Danimarkë.

Ministria e Jashtme daneze konfirmoi sot ngjarjen përmes një postimi në rrjetin social X. Flakadanët mund të përdoren në det për të dhënë sinjale paralajmëruese ose për të kërkuar ndihmë në raste emergjencash.

Megjithatë, studiuesi Peter Viggo Jakobsen nga Kolegji Mbretëror Danez i Mbrojtjes beson se veprimi rus mund të ketë qenë një paralajmërim ose demonstrim force. Sipas tij, mesazhi i Moskës mund të ketë qenë; “Ndaloni fotografimin dhe mos fluturoni kaq pranë nesh”.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, e cilësoi incidentin si “plotësisht të papranueshëm” dhe njoftoi se kishte thirrur ambasadorin rus në Danimarkë për të dhënë shpjegime.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se nuk ishte e befasuar nga incidenti, duke e përshkruar atë si pjesë të një modeli që po shfaqet në të gjithë Evropën.

Ajo paralajmëroi se Rusia po bëhet gjithnjë e më agresive dhe këmbëngulëse, ndërsa ka intensifikuar luftën hibride kundër Evropës dhe po teston e sfidon NATO-n.

Frederiksen bëri thirrje që Evropa të paraqitet e bashkuar dhe të forcojë mbrojtjen e saj përballë këtyre kërcënimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.