☁️
Tiranë 32°C · Vranët 26 June 2026
S&P 500 7,353 ▼0.06%
DOW 51,918 ▼0%
NASDAQ 25,305 ▼0.21%
NAFTA 69.06 ▼3.98%
ARI 4,097 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,676 ▲ +0.02% ETH $1,563 ▼ -0.69% XRP $1.0427 ▲ +0.5% SOL $71.0300 ▲ +6.7%
S&P 500 7,353 ▼0.06 % DOW 51,918 ▼0 % NASDAQ 25,305 ▼0.21 % NAFTA 69.06 ▼3.98 % ARI 4,097 ▲1.22 % S&P 500 7,353 ▼0.06 % DOW 51,918 ▼0 % NASDAQ 25,305 ▼0.21 % NAFTA 69.06 ▼3.98 % ARI 4,097 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Politika

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në emisionin “Plus” me Bruna Çiflikun, foli për protestën qytetare dhe qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj saj.

Baçi e cilësoi protestën si një nga më të pastrat dhe më të organizuarat nga vetë qytetarët.

“Asnjëherë nuk ka pasur protesta kaq të pastra, kaq të qarta dhe të drejtuara nga vetë qytetarët. Kjo do të mbetet një nga protestat më të bukura që kanë zhvilluar qytetarët. Deri dje kishim një kryeministër që thoshte se nuk kemi një popull opozitar, por kjo protestë i dha mesazhin se ekziston një shumicë populli opozitar. Janë ndër fjalimet më të bukura që kam dëgjuar në protesta”, u shpreh ai.

Sipas deputetit demokrat, Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm për ndryshim.

Unë mendoj se Shqipëria është në ditët më të mira të saj për të përmbysur një regjim dhe për të ndryshuar shumë gjëra. Qytetarët janë zhgënjyer nga e gjithë klasa politike, por nuk duhet të harrojmë edhe arritjet që janë bërë“, tha Baçi.

Ai theksoi se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën që në fillim, ndërsa argumentoi se prania e drejtuesve politikë mund ta zbehte karakterin qytetar të saj.

PD e ka mbështetur protestën që në krye të herës dhe aty marrin pjesë qindra e mijëra demokratë. Kanë dalë në protestë pa u thënë askush. Nuk besoj se PD dëmtohet nga kjo protestë. Përkundrazi, vendimi për të mos e bërë ‘pis’ protestën është ndër qëndrimet më të mira. Thirrjet e Sali Berishës për ta mbështetur kanë qenë shumë të qarta”, deklaroi ai.

Baçi zbuloi se personalisht nuk ka marrë pjesë në asnjë prej protestave, duke e cilësuar këtë një zgjedhje personale.

“Unë vetë nuk kam marrë pjesë asnjë ditë. Në PD kemi organizuar dhjetëra protesta dhe kërkesat e këtyre qytetarëve janë të njëjtat që ka ngritur edhe Partia Demokratike ndër vite. Protesta bëhet edhe pa mua apo pa deputetë të tjerë. Mendoj se ne si deputetë nuk duhet të shkojmë për ta monopolizuar protestën apo për të bërë ndonjë selfie“, përfundoi Baçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.