⛅
Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,034 ▲ +0.54% ETH $2,249 ▲ +1.16% XRP $1.1627 ▼ -2.83% SOL $90.2900 ▲ +1.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Deklarata e fortë e avokatit: SPAK të arrestojë Shkëlzen Berishën për pastrim parash me biznesmenin

Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Shkëlzen Berisha i ka siguruar lejet e ndërtimit biznesmenit Ilir Shufit, ndërsa sipas avokatit, ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë pastruar para të pista në sektorin e ndërtimit.

“Ai bashkë me të bën postimin e veprave që rrjedhin nga një krim. Miliardat që ato sigurojnë nga aferat e rëndë korruptive, ata i pastrojnë diku. Shkëlzen Berisha ka IIir Shtufin ortakun kryesor për pastrimin e parave që rrjedhin nga burime të paligjshme. Lejet e ndërtimit ia siguron Shkëlzen Berisha dhe për të bërë pastrimin e parave dhe për të marrë pjesën e vet.  Shkëlzen Berisha duhet të arrestohet. Së bashku me Ilir Shtufin kanë trafikuar kokainë”, tha ai.

Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”. Disa kohë më parë, Shkëlzen Berisha djali i ish kryeministrit të vendit që akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani, ka deklaruar se jeton me qira në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills.

Ai u ndal edhe te çështja “non grata” e Sali Berishës. Ai mbrojti idenë se Sali Berisha edhe pse konfirmoi “heqjen e njollës së zezë, nuk mund të udhëtojë drejt SHBA, pasi rrezikon të arrestohet për krimet e kryera.

“Duhet ta marrë biletën vetëm vajtje, se ardhje nuk ka. As nuk diskutohet dhe kjo nuk është për show. Le të shkojë, pse nuk shkon? Nuk mund të shkojë kurrën e kurrës, sepse ato krime që ka bërë edhe ndërkombëtare dhe të brendshëm, nuk kanë të sosur, por do të përgjigjet”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.