⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,238 ▼ -1.47% ETH $2,241 ▼ -0.3% XRP $1.2442 ▼ -0.83% SOL $95.7900 ▼ -1.63%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Deklarata e fortë e Mogherinit: Rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga KE për Shqipërinë

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini shprehu dje besimin se Komisioni Europian në 3-4 muajt që vijnë do të japë një rekomandim të pakushtëzuar pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Në dëgjesën me grupin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Mogherini shprehu po ashtu besimin se “Këshilli Europian do të vendosë në qershor që të çelë negociatat e më pas të fillojë dialogu”.

“Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një proces integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe nuk është një favor që ne bëjmë, është një çështje interesash edhe për vetë BE-në”, tha Mogherini.

Mogherini u shpreh se “nuk më pëlqen fjala zgjerim se i bie të jetë qendër që zgjerohet, ndërkohë që unë mendoj që është një ribashkim i kontinentit tonë. Është vala e parë e integrimit në BE që në fakt kthehet në ADN e historisë së unionit, që është paqja e pajtimi”.

“Në Shqipëri, kam parë edhe gjatë këtyre viteve një vendosmëri, përkushtim dhe ndjesi e të qenit europianë”, shtoi ajo.

Duke vlerësuar arritjet e pabesueshme të Shqipërisë, Mogherini tha se “kryeministri Rama foli për reformën në sistemin e drejtësisë. E kemi shoqëruar edhe këtu në Bruksel, ditë pas dite. Është e vërtetë. Kemi punuar së bashku për këtë dhe kemi arritur, ju keni arritur rezultate besoj sepse kemi punuar së bashku për këtë dhe për gjëra të tjera”.

Sipas saj, reformat e bëra janë të jashtëzakonshme, por do të përqendrohesha te politika e sigurisë dhe e jashtme dhe puna që keni bërë në reformën në drejtësi.

“Procesi i vettingut është në fazën ku po prodhohen rezultate. Lufta kundër krimit të organizuar është një luftë që shumë vende e disa prej vendeve anëtare po e bëjnë në faza të ndryshme”, nënvizoi ajo.

“A jemi gati të ecim përpara sepse mendoj që është korrekte të themi se rreziku i të mos lëvizurit përpara është të mos rrëzohemi. Nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor nuk është aspak në interes të rajonit e aspak në interes të BE-së”, deklaroi zyrtarja e lartë e BE.

“Zgjedhja me të cilën ne përballemi si institucion është e qartë, që do të thotë nuk duam të humbim rezultatet e viteve të një pune të përbashkët”, përfundoi Mogherini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.