🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.34 ▲1.34%
ARI 4,408 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,907 ▼ -1.25% ETH $1,877 ▼ -0.52% XRP $1.0049 ▼ -0.65% SOL $75.7800 ▼ -0.33%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.34 ▲1.34 % ARI 4,408 ▼0.29 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.34 ▲1.34 % ARI 4,408 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Politika

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Vokshi kërkon shpalljen “non grata”. Hasani: Qeveria ka mbajtur qëndrimin e saj

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kërkuar dënimin e deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila është shprehur se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht.

Gjatë mbledhjes së komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i cilësoi deklaratat e ministres serbe si të papranueshme dhe kërkoi që ndaj saj të ndërmerren masa, përfshirë shpalljen “non grata”.

“Pse nuk shpallet non grata, pse nuk thirret me urgjencë ambasadori serb dhe t’i paraqitet një notë proteste? Kur relativizohen krimet e Millosheviçit, Shqipëria nuk mund të heshtë”, u shpreh Vokshi.

Sipas saj, deklarata e Paunoviç nuk përbën një gafë politike, por një “legjitimim të hapur të spastrimit etnik”. Vokshi theksoi se ndaj kësaj deklarate kanë reaguar edhe institucione ndërkombëtare, ndërsa kritikoi qeverinë shqiptare për mungesë reagimi të fortë.

“Është një deklaratë skandaloze, e dënueshme dhe që ka ngjallur reagim kombëtar dhe ndërkombëtar. Kryeministri që flet për çdo gjë, vetëm për këtë deklaratë skandaloze të qeverisë serbe hesht”, tha ajo.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se mazhoranca socialiste ka mbajtur qëndrimin e saj ndaj kësaj çështjeje.

“Qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim për atë frazë të tmerrshme dhe të papranueshme, të thënë nga një qelbësirë që përpiqet t’i nxjerrë të gjitha komplekset e rinisë së saj nëpërmjet asaj deklarate”, tha Hasani.

Debati në komision u zhvillua pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç në një intervistë, ku ajo është shprehur se, nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do të kishte ndërmarrë spastrimin etnik të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.