☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Demo: Po forcojmë kapacitetet e mbrojtjes civile për përballimin e zjarreve dhe emergjencave

Shqipëria po forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për t’iu përgjigjur sfidave që sjellin ndryshimet klimatike dhe rritja e rrezikut nga zjarret. Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Bazën Ajrore të Farkës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Demo theksoi rëndësinë e gatishmërisë, koordinimit mes institucioneve dhe investimit te burimet njerëzore për përballimin e situatave emergjente.

“Sot mbrojtja civile moderne mbështetet te parandalimi, gatishmëria dhe koordinimi. Në Shqipëri, ndryshimet klimatike, temperaturat në rritje dhe zjarret gjithnjë e më të shpeshta e bëjnë të domosdoshëm forcimin e kapaciteteve dhe investimin te njerëzit”, u shpreh ministri.

Ai vlerësoi rolin e bashkive dhe të shërbimeve zjarrfikëse, duke i cilësuar ato si vijën e parë të reagimit në territor.

“Investimi te zjarrfikësit është investim i drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve. Asnjë sistem nuk është më i fortë sesa njerëzit që e mbajnë atë në këmbë”, tha Demo.

Ministri bëri të ditur se, krahas investimeve për rritjen e kapaciteteve operacionale, qeveria ka ndërmarrë masa edhe për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të shërbimit zjarrfikës dhe të Forcave të Armatosura.

Sipas tij, me aktin normativ të miratuar së fundmi janë njohur dhe miratuar detyrimet financiare që lidhen me orët shtesë të punës, si një vlerësim për angazhimin e strukturave të emergjencës në terren.

Në përfundim, Demo theksoi se të gjitha institucionet përgjegjëse janë në koordinim të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen si pasojë e temperaturave të larta dhe rritjes së rrezikut nga zjarret.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.