☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 53,375 ▼0.16%
NASDAQ 26,323 ▼1.21%
NAFTA 84.94 ▲1.43%
ARI 4,415 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,820 ▲ +1.01% ETH $1,916 ▲ +0.15% XRP $1.0032 ▼ -0.45% SOL $77.0800 ▲ +1.24%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 53,375 ▼0.16 % NASDAQ 26,323 ▼1.21 % NAFTA 84.94 ▲1.43 % ARI 4,415 ▼1.32 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 53,375 ▼0.16 % NASDAQ 26,323 ▼1.21 % NAFTA 84.94 ▲1.43 % ARI 4,415 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka bërë të ditur se ka depozituar një kërkesë për gjykim penal ndaj moderatorit Arjan Çani, të cilin e akuzon për deklarata antishqiptare, shpifëse dhe nxitëse të urrejtjes, të bëra ndër vite në ekranet televizive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bido shprehet se Çani ka përdorur mediat për të përhapur, sipas tij, mesazhe që dëmtojnë interesin kombëtar dhe imazhin e shqiptarëve. Deputeti socialist paralajmëroi gjithashtu se nesër do të depozitojë edhe një padi civile, duke kërkuar 10 milionë lekë të reja dëmshpërblim për deklaratat e bëra ndaj tij.

Sipas Bidos, çdo shumë që mund të përfitohet nga procesi gjyqësor do t’u dhurohet banorëve të Zvërnecit. Ai thekson se askush nuk mund të përdorë ekranet televizive shqiptare për të përhapur urrejtje apo për të helmuar debatin publik me deklarata të papërgjegjshme.

“Sot depozitova kërkesën për gjykim penal ndaj Arjan Çanit për deklaratat e tij antishqiptare, të papërgjegjshme dhe shpifëse, të bëra ndër vite duke shfrytëzuar ekranet televizive shqiptare. Bëhet fjalë për një njeri që prej vitesh përhap urrejtje ndaj kombit tonë, duke shfrytëzuar ekranet televizive që transmetojnë përmes frekuencave, një pasuri publike e Republikës së Shqipërisë e licencuar nga shteti. Për këtë arsye vendosa t’i drejtohem drejtësisë. Nesër do të depozitoj edhe padinë civile, duke kërkuar 10 milionë lekë të reja dëmshpërblim për deklaratat që ka bërë kundër meje. Çdo qindarkë e këtij dëmshpërblimi do t’u dhurohet banorëve të Zvërnecit. Askush nuk mund t’i përdorë ekranet televizive shqiptare për të helmuar opinionin publik me deklarata të papërgjegjshme dhe për të përhapur urrejtje ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Bido.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.