⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.85 ▼0.67%
ARI 4,194 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,413 ▲ +1.01% ETH $2,456 ▲ +3.16% XRP $1.3417 ▲ +1.78% SOL $106.5100 ▲ +2.75%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,194 ▲0.57 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,194 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

Dhimbja e një elefanteje, fiton çmimin “Wildlife Photographer of the Year 2026”

– Një elefant femër që del nga shkurret duke mbajtur trupin e pajetë të të voglit të saj është shpallur fotografia fituese e konkursit prestigjioz ndërkombëtar “Wildlife Photographer of the Year 2026”.

Fotografia, e titulluar “The Aftermath” (“Pasojat e tragjedisë”), është realizuar nga fotografi italian i natyrës Federico Veronesi, në luginën e lumit Huab, në Namibi.

Përmes një imazhi që përcjell dhimbjen e humbjes, fotografia pasqyron kompleksitetin emocional dhe shoqëror të elefantëve, duke sjellë në vëmendje lidhjen mes nënës dhe të voglit të saj.

Konkursi “Wildlife Photographer of the Year”, i organizuar nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër, konsiderohet ndër më prestigjiozët në botë në fushën e fotografisë së natyrës.

Në edicionin e këtij viti, fotografitë u përzgjodhën mes 65 403 aplikimeve nga 113 vende të botës. Juria ndërkombëtare i vlerësoi punimet në mënyrë anonime, duke marrë në konsideratë krijimtarinë, origjinalitetin, cilësinë teknike dhe rëndësinë e tyre për mbrojtjen e natyrës.

Fotografitë e përzgjedhura sjellin histori nga bota e egër, duke dokumentuar sjelljet e kafshëve, brishtësinë e ekosistemeve, kërcënimet ndaj biodiversitetit dhe pasojat e ndryshimeve klimatike.

Ekspozita do të prezantohet edhe në Milano, nga 20 nëntori 2026 deri më 7 shkurt 2027, në ambientet e Museo della Permanente.

Përmes imazheve që ndërthurin bukurinë, brishtësinë dhe dramën e natyrës, konkursi synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e njohjes, respektimit dhe mbrojtjes së botës së egër. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.