☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,641 ▼ -0.9% ETH $2,423 ▼ -0.91% XRP $1.3096 ▼ -2.18% SOL $104.4700 ▼ -1.1%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
17 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

DHUNA MES BASHKËMOSHATARËVE KËRKON PËRGJIGJE TË PËRBASHKËT TË INSTITUCIONEVE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Dhuna mes bashkëmoshatarëve është një problem sistemik që kërkon bashkëpunim të institucioneve, ndërsa Mali i Zi ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme dhe të ndërlidhura, përgjegjësi të qarta institucionale dhe mekanizma adekuatë për matjen e rezultateve.

Këto vlerësime u dhanë në një seancë dëgjimore parlamentare për dhunën mes bashkëmoshatarëve, të iniciuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës Evropiane, Boris Mugosha.

Sipas të dhënave të paraqitura, në vitin shkollor 2024/2025 janë regjistruar 132 raste të dhunës mes bashkëmoshatarëve, krahasuar me 104 raste një vit më parë.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Kujdesit për Familjen dhe Demografisë, Damir Gutiq, tha se mbrojtja efektive e viktimave dhe risocializimi i të miturve që kryejnë dhunë kërkojnë bashkëpunim të fortë ndërinstitucional.

Vëmendje e veçantë u kushtua edhe dhunës digjitale, edukimit të prindërve dhe rritjes së alfabetizimit digjital.

Nga Institucioni Shtetëror i Auditimit u theksua se nga viti 2017 deri në vitin 2025 nuk ishte krijuar një sistem funksional dhe i qëndrueshëm për monitorimin dhe vlerësimin e masave kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve.

Sipas të dhënave, përmes sistemit informativ të arsimit, në katër vite shkollore janë evidentuar gjithsej 605 raste, ndërsa autoritetet theksojnë se kjo nuk paraqet numrin real të të gjitha rasteve.

Avokati i Popullit Sinisha Bjekoviq paralajmëroi se dhuna nuk lind gjithmonë në shkollë, por shpesh aty vetëm përshkallëzohet, duke kërkuar mekanizma më efikasë për parandalim, monitorim dhe reagim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.