☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Do të hedh në erë Messi-n! Zbulohet plani për një atentat ndaj yllit argjentinas në Botëror

Një raport i policisë amerikane zbulon detajet në lidhje me rreziqet e evidentuara nga FBI dhe forcat e rendit gjatë Kupës së Botës 2026.

Prapaskenat mbi sigurinë e Botërorit të fundit flasin për një pamje të errët pas kuintave të turneut të madh të futbollit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, një raport i policisë amerikane zbulon detajet në lidhje me ndërhyrjet e kryera nga FBI dhe IPCC për neutralizimin e kërcënimeve me rrezik të lartë ndaj lojtarëve dhe arbitrave.

Futbollisti më i shënjestruar ka qenë Lionel Messi. Para sfidës në fazën e grupeve mes Argjentinës dhe Jordanisë, një telefonatë në aeroportin e Dallas-it ka shkaktuar alarm të kuq. Një burrë ka kërcënuar se do të futej në stadium me dy bashkëpunëtorë, i armatosur me një pushkë AR-15 dhe bomba artizanale. Ai ka bërë me dije qartazi se shënjestra ishte Messi.

Një tjetër alarm ka pasur para ndeshjes Argjentinë-Egjipt, ku një i dyshuar ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin: “Do të hyj në ‘Atlanta Stadium’ dhe do të hedh në erë Messi-n me 4 bomba të lidhura në trup”. Gjatë së njëjtës ndeshje një telefonatë anonime ka njoftuar për lëndë shpërthyese të shfeshur në koshat e pehërave në tribuna. Pas ndërhyrjes nga forcat e rendit, është vërtetuar se ishte një alarm fals.

Jo vetëm Messi, edhe Cristiano Ronaldo është përfshirë në këto rreziqe. FIFA ka lajmëruar FBI-në për praninë e një personi të dyshimtë, duke kërkuar informacione të rezervuara në lidhje me hotelin e kombëtares portugeze. Personi është identifikuar dhe arrestuar 2 ditë më pas nga policia e Houston pikërisht në hotelin, ku ishte akomoduar Portugalia.

Në Toronto pati një episod të dytë: një individ është ndaluar teksa tentonte të futej në ashensorin e rezervuar për Cristiano Ronaldo-n, duke u justifikuar më pas se donte vetëm të bënte një ‘selfie’ me idhullin e tij.

Një çmim të lartë për sigurinë kanë paguar edhe arbitrat. Francezi François Letexier, në qendër të polemikave pasi gjykoi ndeshjen Argjentinë-Egjipt, ka marrë më shumë se 6000 mesazhe urrejtjeje dhe kërcënimesh me vdekje në numrin e tij personal në WhatsApp. Të njëjtin fat pati edhe kolegu Willy Delajod, i impenjuar në VAR për këtë ndeshje.

Këto kërcënime detyruan autoritetet franceze të marrin masa, duke vendosur një mbrojtje speciale për sigurinë e banesave dhe familjeve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.