☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dosja “Nesti Angoni” rikthehet në Gjykatën e Posaçme, Veliaj kërkon hetim për falsifikim dokumentesh ndaj personazhit a

Përveç gjyqit për llogari të të cilit po mbahet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ketë një përballje të re me SPAK në Gjykatën e Posaçme.

Kjo gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për të nisur një hetim penal për “falsifikim dokumentesh” të bërë ndaj Nesti Angonit, personazhit anonim mbi një dokument të të cilit SPAK nisi hetim ndaj kryebashkiakut.

Në thelbin e shqyrtimit është ankimi i Erion Veliajt kundër një vendimi të Prokurorisë së Tiranës për “mosfillim procedimi penal”.  Prokuroria vendosi të mos niste hetim mbi kallëzimin e bërë nga Veliaj në Prokurorinë e kryeqytetit në prill 2026, ku kërkonte identifikimin e personit real që fshihet pas “Nesti Angonit”, me pretendimin se prej tij ishte falsifikuar një dokument, shkruan A2.

Po ashtu, Veliaj kërkonte të verifikohej se si ishte depozituar në SPAK apo administruar kallëzimi i Angonit.

Nga ana e saj, Prokuroria e Tiranës ka verifikuar se Nesti Angoni nuk figuron në regjistrin e Gjendjes Civile. Përveç kësaj, ka arsyetuar se nuk ka tagër, kompetencë të kontrollojë hetimet e kryera nga SPAK dhe vërtetësinë e akteve të administruar prej saj në dosjen “Veliaj”.

Ky vendim është ankimuar nga Veliaj në Gjykatën e Tiranës, e cila më 15 korrik ka vendosur shpalljen e moskompetencës, dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Aktualisht, dosja ndodhet në duart e gjyqtarit Erjon Çela, që në ditët në vijim të caktojë datën e parë të shqyrtimit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.