🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.12 ▲2.89%
ARI 4,404 ▼1.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,484 ▼ -0.93% ETH $2,485 ▼ -0.15% XRP $1.4181 ▲ +1.45% SOL $103.3000 ▼ -0.66%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.12 ▲2.89 % ARI 4,404 ▼1.62 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.12 ▲2.89 % ARI 4,404 ▼1.62 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kosova

Dosja prej 247 faqesh: Çfarë zbulojnë dosjet e Sigurimit të Shtetit shqiptar për Novosellën?

Aktiviteti i Sigurimit të Shtetit shqiptar ndaj Sabri Novosellës u intensifikua veçanërisht pasi ai u vendos në Suedi.

Dokumentet e publikuara në ciklin e emisioneve “Dosjet”, në kuadër të emisionit “Debat Plus” në Dukagjin, tregojnë se ndaj tij ishin ndërmarrë masa operative dhe agjenturore për ta ndjekur veprimtarinë e tij në emigracion.

Në dosjen e Novosellës gjendet edhe një plan operativ, ku përcaktohet se qëllimi ishte identifikimi dhe parandalimi i veprimtarisë që Sigurimi e konsideronte armiqësore.

“Agjenturor-operativ për përpunimin në 2/A Sabri Novosella. Me qëllim për të zbuluar, evidentuar e parandaluar veprimtari në armiqësore që Sabri Novosela zhvillon në radhët e emigracionit “Shqiponja” në Malmo dhe nëpërmjet tij edhe kundër vendit tonë,do të me rren këto masa agjenturoro-operative”, thuhet në dokument.

Në dokument përmendet kategoria 2/A, e cila, sipas shpjegimit të dhënë në dokumentar, nënkuptonte përpunim aktiv të një personi për të cilin shërbimi pretendonte se kishte të dhëna operative për veprimtari të cilësuara armiqësore ndaj Shqipërisë.

Sipas planit të paraqitur në “Dosjet”, në përcjelljen e Novosellës ishin angazhuar të paktën tre operativë të Sigurimit të Shtetit.

Dokumentet tregojnë se survejimi nuk ishte i kufizuar vetëm në Suedi. Sipas tyre, shërbimi shqiptar monitoronte lëvizjet e Novosellës, personat me të cilët takohej, vizitat që bënte dhe njerëzit që e vizitonin, edhe gjatë qëndrimeve të tij në shtete të tjera.

Por dosja përmban edhe një plan tjetër, i cili tregon se Sigurimi kishte shqyrtuar mundësinë që ndaj Novosellës të ndërmerrej edhe një veprim kërcënues.

“Pasi te sigurojmë adresën e sakte te vendbanimit te Sabri Novoseles, nga vende te treta do te shihet mundësia e dërgimit te letra anonime kërcënuese në mënyre që ai të heq dorë nga aktiviteti armiqësor kundër vendit tonë”, thuhet në dokument.

Dosja e Sigurimit të Shtetit për Sabri Novosellën përmban gjithsej 247 faqe dhe në pjesën më të madhe të dokumenteve ai paraqitet si kundërshtar i regjimit komunist shqiptar.

Megjithatë, nga rrëfimi i vetë Novosellës rezulton se marrëdhëniet e tij me përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë nuk kishin qenë gjithmonë të tensionuara.

Ai përmend në veçanti Bujar Hoxhën, diplomat shqiptar me të cilin, sipas tij, kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme.

“Po unë mbajsha takim të vazhdueshëm me Bujar Hoxhën. Bujar Hoxha ishte diplomat i Enver Hoxhës ne ndryshe i shikonim gjërat se tash ne kosovarët e kemi dashtë atdheun me zemër, me shpirt dhe kemi qenë të gatshëm me sakrifiku kurse ata sa shqiptarë na ka mbytë Enver Hoxha nëpër burgje”, thotë Novosella.

Dokumentet e dosjes, megjithatë, tregojnë se edhe kjo marrëdhënie më vonë ishte prishur.

Një prej momenteve të përplasjes lidhet me vitin 1989, kur Novosella i kishte dërguar një letër Bujar Hoxhës pasi kishte mësuar për arrestimin e vëllait të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.