☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,033 ▼ -0.93% ETH $2,387 ▼ -0.94% XRP $1.2934 ▼ -1.9% SOL $102.8000 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Sporti

Drenica merr tri pikë të mëdha ndaj Dritës, fitojnë edhe Malisheva e Dukagjini

Xhiroja e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës solli tri ndeshje të forta dhe plot emocione, me rezultate që ndikojnë ndjeshëm në renditjen tabelare si në krye ashtu edhe në pjesën e poshtme të saj. Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesë, duke e mposhtur […]

Xhiroja e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës solli tri ndeshje të forta dhe plot emocione, me rezultate që ndikojnë ndjeshëm në renditjen tabelare si në krye ashtu edhe në pjesën e poshtme të saj.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesë, duke e mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 1:0. Goli vendimtar u realizua në minutën e 40-të nga sulmuesi Ronaldo, i cili shënoi një gol të bukur që doli të jetë vendimtar për tri pikët e skuadrës kuqezi. Me këtë fitore, Drenica largohet përkohësisht nga zona e rënies dhe ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Drita mbetet në krye të tabelës me 54 pikë.

Malisheva ka regjistruar një fitore të madhe në garën për pozitat që dërgojnë në garat evropiane, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 4:2 në stadiumin “Liman Gegaj”. Pas një pjese të parë të mbyllur me epërsi minimale për mysafirët, skuadra vendase reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Etnik Brruti realizoi dy herë, një herë nga penalltia, ndërsa Assane Diatta dhe Laurent Xhylani (nga penalltia) kompletuan përmbysjen e madhe. Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në vendin e katërt me 43 pikë, duke iu afruar zonës evropiane, ndërsa Ballkani mbetet në vendin e dytë me 49 pikë.

Drama nuk mungoi as në Gjilan, ku Dukagjini i Klinës ka arkëtuar tri pikë të arta pas një fitoreje 3:2 ndaj Gjilanit. Ndeshja u karakterizua me përmbysje dhe ritëm të lartë. Altin Merlaku shënoi për 1:0 në minutën e 23-të. Robert Rrahmani i barazoi shifrat në minutën e 51-të, por pesë minuta më vonë epërsinë e klinasve e riktheu Dienit Isufi. Finishi i ndeshjes ishte dramatik. Udoyen Akpan realizoi me goditje të bukur nga zona në minutën e 92-të për shifrat 2:2, por kur Gjilani po kërkonte përmbysjen e plotë të rezultatit, në sekondat e fundit, përmes një kundërsulmi të shpejtë Dardan Morina shënoi për fitoren e Dukagjinit, 3:2. Dukagjini me fitore forcohet në pozitën e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Gjilani i pesti i ka 43 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.