☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,348 ▲ +4.15% ETH $2,643 ▲ +5.47% XRP $1.4311 ▲ +8.3% SOL $111.8100 ▲ +5.87%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Dritan Dajti, stafi i burgut nën hetim/ Shfaqi probleme me shikimin dhe alergjitë, u dërgua në 2 klinika private

Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti ju ka hapur probleme edhe efektiveve të policisë së burgjeve. ShÇBA ka kallëzuar ne prokurori emrat e efektiveve të policisë së burgjeve.

Prokuroria nisi hetimet për dyshimet e shpërdorimit të detyrës ndaj disa ish-zyrtarëve të policisë së burgut të Peqinit dhe efektivëve të policisë së burgjeve që dyshohen se kanë shkelur detyrën pasi shoqëruan për vizita mjekësore në Tiranë Dritan Dajtin. Por nga shkresat e sekuestruara rezulton se vizita e Dritan Dajtit në Tiranë ishte aprovuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve referuar dëshmisë së shefit të policisë Peqin, Hysni Ndreu .

Ai ka deklaruar se institucioni qendror ishte njoftuar për shoqërimin nën masa të rrepta sigurie drejt kryeqytetit. Hetimi nisi pas gjetjeve të shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve që konkludon se të dyshuarit e kanë dërguar Dajtin për dy konsulta në klinika private duke shmangur spitalet shtetërore.

Por njëri nga mjekët e burgut që është nën hetim deklaron se i burgosuri ka shprehur shqetësime shëndetësore sikurse dhimbje koke dhe çrregullime me shikimin.

Ndaj edhe mjeku kishte firmosur sipas tij një konsultë tek okulisti të cilën Dajti kishte kërkuar ta kryente në një klinike private në Tiranë. Më tej të burgosurit i është lejuar edhe një konsultë në një klinikë për alergjinë. Por nga shkresat e sekuestruara rezulton se për këto vizita është vënë në dijeni edhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve me një shkresë me protokoll 1026.

Prokuroria thotë se njësia operacionale e burgjeve rezulton t’i ketë marrë të gjitha masat e duhura për vizitën mjekësore të Dajtit, ku fillimisht ai është ndaluar pranë poli-ambulancës pranë 21 dhjetorit. Në denoncim thuhet se personat që janë referuar për hetim nuk e kanë vlerësuar si duhet situatën, dhe se njoftimi i lëvizjeve të të dënuarit nga salla e informacionit drejtuar eprorëve është bërë me mesazh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.