☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.50 ▼0.26%
ARI 4,018 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,178 ▲ +0.16% ETH $2,324 ▼ -0.08% XRP $1.3107 ▲ +1.14% SOL $100.9600 ▼ -0.38%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.50 ▼0.26 % ARI 4,018 ▼0.51 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.50 ▼0.26 % ARI 4,018 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

Gazetari Mentor Nazarko u shpreh se Shqipëria nuk duhet të humbasë nga horizonti objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa komentoi zhvillimet politike dhe protestat në vend.

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi mënyrën e komunikimit të kryeministrit Edi Rama gjatë përballjes me protestat. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, duke iu drejtuar deputetes Mila, Nazarko tha se ajo dhe disa kolegë të saj e lanë fillimisht Ramën vetëm në reagime.

“Kur ndodhin ekstremizime si ky është frika për futjen e viruseve të huaja. Çka është shqetësimi im tjetër, është që protesta s’duhet ta humbi nga horizonti, atë që është objektivi ynë nacional, hyrja në BE. Sot ne duhet të hyjmë në BE me çdo kusht, para Serbisë. Dikush thotë që BE do zhduket, por ne duhet të hyjmë. Parakalimi është modernizimi i shtetit shqiptar, është forcim strategjik, është rritje e mirëqenies, rritje e investimeve të huaja, kështu që mendoj që protesta duhet të vazhdojë ta ruajë pozitivitetin e vet dhe kjo ndodh nga pjesëmarrja, nga pjesëmarrja në mënyrë autentike e brezit Z, ndodh nga reagimi i qytetëruar i qeverisë. Qeveria Rama ka gabuar shpesh në komunikim, që ai përgjithësisht ka një farë eksperience në menaxhimin e protestave. Ka hyrë në personalizim të kritikave, sulmeve, ndaj fytyrave të protestës. Kanë gabuar nga pak edhe kolegët e Sarës, Sarën përfshirë, që e kanë lënë Ramën të vetëm të reagojë. Kanë dalë me vonesë”, tha Nazarko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.