🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.14 ▼1.11%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,673 ▲ +3.42% ETH $2,432 ▲ +5.81% XRP $1.3117 ▲ +2.81% SOL $96.3200 ▲ +3.53%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Një shtetas suedez u arrestua në zonën e Plazhit në Durrës pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë dhe karikator të mbushur me fishekë, ndërsa një person tjetër u arrestua pasi tentoi të vidhte një kasafortë murale. Policia ka identifikuar edhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tij, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar dhe për tjetrin vijon puna për kapjen.

Shtetasi suedez O. K., 29 vjeç, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh. Gjatë kontrollit në çantën që mbante me vete, policia gjeti një armë zjarri, pistoletë, me karikator të mbushur me fishekë, të cilën dyshohet se e posedonte pa leje.

Arma dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në një tjetër rast, policia parandaloi vjedhjen e një kasaforte murale në një banesë. Në afërsi të banesës ku dyshohet se po tentonte të kryente vjedhjen, u arrestua në flagrancë D. P., 24 vjeç.

Nga hetimet e kryera për këtë rast, u identifikuan edhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar, V. K., 38 vjeç, dhe S. I., 26 vjeç. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i V. K., ndërsa vijon puna për kapjen e S. I.

Të dyja rastet u goditën në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “Siguria”, të finalizuara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.