⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.59 ▲0.64%
ARI 4,036 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,525 ▼ -2.16% ETH $2,048 ▼ -3.77% XRP $1.0502 ▼ -4.98% SOL $83.1000 ▼ -4.11%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.59 ▲0.64 % ARI 4,036 ▲0.15 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.59 ▲0.64 % ARI 4,036 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dy persona trafikonin drogë, një jetër lëvizte me armë pa leje, pranga 3 të rinjve në Durrës

Policia e Durresit ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, ndërkohe që në pranga janë vënë 3 persona.

Kështu, në kuader të operacionit policor “Bashkëpunimi”, u sekuestruan armë, municion luftarak, drogë, makineri përpunimi të lëndës narkotike, një automjet, targa automjetesh, dhe një sasi parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE

Vihen në pranga tre shtetas, si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, në kuadër të të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, vunë në pranga shtetasin K. L., banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit ju gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak

Operacioni ka vijuar nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Narkotikëve ne Drejtorinë e Vendore te Policisë Durrës, ku falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit në kuadër të procedimit penal të vitit 2020 u godit një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit D. Rr.24 vjeç dhe S.P, 23 vjeç, të dy banues në lagjen nr.13 Plazh – Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit XH.B, 24 vjeç, S.N, 30 vjeç, i dënuar me pare për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M 35 vjeçe.

Ne zonën e Plazhit të qytetit Durrës, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit XH.B, gjetën dhe sekuestruan dy grirëse të lëndës narkotike që shërbejnë për përgatitjen e saj në doza dhe një palë targa, si dhe gjatë kontrollit fizik të shtetasit S.P, gjetën dhe sekuestruan 18.5 gramë lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.