🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.88 ▼1.41%
ARI 4,148 ▲1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,568 ▲ +4.34% ETH $2,427 ▲ +6.79% XRP $1.3097 ▲ +3.22% SOL $96.1600 ▲ +4.41%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.88 ▼1.41 % ARI 4,148 ▲1.84 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.88 ▼1.41 % ARI 4,148 ▲1.84 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër e Bulqizë, era favorizon flakët, operacion nga toka për shuarjen!

Dy vatra të reja zjarri janë shfaqur sot (13 gusht) dhe janë aktive në qarkun Dibër, në Selishtë dhe Bulqizë.

Zjarri në zonën e Selishtës ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv. Autoritetet thanë se për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të bashkive Dibër dhe Bulqizë, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, strukturat e Emergjencave Civile, si dhe banorë të zonës.

Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira, pasi terreni është i është i vështirë për mjetet zjarrfikëse. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë izolimin e vatrave.

Sipas raportimeve të sotme, një tjetër vatër ndodhet në Qafën e Helmes, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, pranë kufirit me Selishtën. Për këtë vatër janë angazhuar edhe forcat zjarrfikëse të Bashkisë Bulqizë.

Strukturat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.