⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.57 ▼1.18%
ARI 4,059 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,020 ▼ -1.12% ETH $2,314 ▼ -1.83% XRP $1.2984 ▼ -2.71% SOL $100.1600 ▼ -1.43%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.57 ▼1.18 % ARI 4,059 ▲0.18 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.57 ▼1.18 % ARI 4,059 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Edi Rama ftohet në SHBA nga “Fondacioni Clinton”

bbbMuaji shtator do të mbledhë bashkë në takimin vjetor të Nju Jorkut më shumë se 1000 emrat më të suksesshëm ndërkombëtarisht që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile.
Eventi që mban emrin “Impakti i së ardhmes” tashmë është kthyer në traditën e dekadës së fundit, ku udhëheqës të ndryshëm dakordojnë së bashku mbi mënyrën se si do të zgjidhin disa nga sfidat globale.
Organizatorët e këtij takimi të rëndësishëm janë pikërisht familja Clinton, të cilët kanë edhe fondacionin që mban emrin e tyre.  Të gjithë pjesëmarrësit do të nxjerrin në pah pikat ku duhet punuar më shumë, në mënyrë që të sjellin progres në botën ku ne sot jetojmë.
Disa nga sfidat që pritet të diskutohen janë ndryshimi i klimës, barazia gjinore, shëndetësia në rang global dhe nxitja e njerëzve për të bërë më shumë bamirësi. Pjesë e këtij eventi të rëndësishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama si edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu, “Fondacioni Clinton” iu ka dërguar ftesë edhe disa prej liderëve të tjerë botërorë, si edhe përfaqësueve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Deri më sot, takime të këtij lloji kanë marrë më shumë se 3200 angazhime të cilat kanë përmirësuar jetën e më shumë se 430 milionë njerëzve në 180 vende të botës. Edhe këtë herë priten mënyra innovative për të hartuar zgjidhje sa më konkrete si edhe efektive.

1 Koment

  • i huaji 02 Shtator 2015, 22:07

    kjo ftese behet sepse jane miq te shqiptareve,nuk perben lajme ky titull,me rastin e mrame Rama ka humbe rrugen ne oborre nga pagjeturia e tij qe thojn shkijet u ra "glupo" apo spanjollt "tonto" ose amerikant "stupid" se kam turp te shprehem ne shqip me kete fjalor

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.