Egnatia-Shamrock në RTSH, Dede: Kam besim tek skuadra, rezultati na imponon të jemi kërkues që në start
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit kundër Shamrock Rovers, e vlefshme për turin e tretë të Europa League. Sfida e parë në Dublin përfundoi 3-1 në favor të irlandezëve, por tekniku beson se skuadra rrogozhinase i ka të gjitha mundësitë, që të bëjë përmbysjen e madhe. Ndeshja Egnatia-Shamrock do të luhet nesër në orën 21:00 në Rrogozhinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
“Mendoj që është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për ne, për klubin e Egnatias, por për të gjithë historinë e futbollit shqiptar. Kemi respekt për kundërshtarin, besimi është i madh tek ekipi. Çunat janë gati për të dhënë maksimumin nesër. Rezultati na imponon që ne të jemi kërkues që në minutat e para. Rezultati i ndeshjes së pa në imponon, që të shënojmë patjetër shpejt.
E rëndësishme është që ta interpretojmë ndeshjen sipas cilësive që kemi. Ata kanë histori më shumë sesa ne si klub, po ashtu dhe eksperiencë, por unë jam i bindur në cilësië që kemi. Nesër luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë dhe presim më të mirën. Ndeshjet e mëdha fitohen me karakter dhe shumë punë në fushë. Djemtë nuk më kanë zhgënjyer asnjëherë me performancën e tyre”, ka thënë mes të tjerash Dede.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.