☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 102.13 ▲0.19%
ARI 4,597 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $79,907 ▲ +2.2% ETH $2,370 ▲ +2.94% XRP $1.4097 ▲ +1.89% SOL $84.9500 ▲ +1.49%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.13 ▲0.19 % ARI 4,597 ▼1.02 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.13 ▲0.19 % ARI 4,597 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
04 May 2026
Breaking
Ekonomia

Ekspo-Kongres për menaxhimin dhe trajtimin e integruar të mbetjeve

Ndërsa sot një nga çështjet me të diskutuara janë problemet e mjedisit, ngrohja globale, menaxhimi i mbetjeve dhe zgjidhjet teknologjike përkatëse, zhvillimi i qëndrueshëm, shtimi i sipëfaqeve të gjelbra, kursimi dhe mirëmenaxhimi i rezervave natyrore, të qenurit miqësor me ambientin ne industri e bizneset që ushtrojnë veprimtari të ndjeshme ndaj mjedisit, në Tiranë, merr jetë një nismë e promovuar dje në ambientet e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës: Ekspo – Kongresi i Parë Ndërkombëtar “Menaxhimi dhe Trajtimi i Integruar i Mbetjeve, në gjendje të Lëngët, të Ngurtë dhe të Gaztë” – “Western Balkan Waste Solution”. Ekspo-Kongresi do të organizohet në datat 23 deri në 26 Nëntor 2017, në Pallatin e Kongreseve.

Në fjalën prezantuese, ambientalisti dhe studiuesi i njohur Prof. Sazan Guri u shpreh: “Për 27 vjet, mbetja shqiptare e hapërdare, e flakur dhe e patrajtuar ka veçanësuar shqiptarin e sotëm të tranzicionit, duke na klasifikuar si popull jo të denjë për të qenë pjesë e bashkësisë europiane. Është kjo gjendje e mjerueshme e mbetjeve që ngrin buzeqeshjen e mikpritjes tipike shqiptare para një turisti, sepse befas dhe vrullshëm i kap syri plehra në kanal, qese në pemë, ujëra të ndotura në sipërfaqe dhe shtëllunga pluhuri në ajër.  Mbetjet në Shqipëri, sikundër oborri i avllisë që tregon zonjën e shtëpisë, pasqyron edhe kjo amvisërinë e qeverisë.

Nisur nga kjo gjendje, ku politikëbërës e vendimmarrës e duan me të vërtetë daljen nga kjo situatë kaotike,  pakëz vonë, por mjaft shpresëdhënëse, sot ndodhemi përballë një realiteti tjetër, ku për herë të parë, forca e veprimit bashkohet me atë të mendjes dhe të shkencës, sepse fitoret e vërteta të një populli janë ato të mendjes.”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi shprehu mbështetjen e tij të plotë të nismës duke përgëzuar Komitetin Shkencor dhe Organizativ të Ekspo-Kongresit, e duke pohuar që një nga zotimet e para të Ministrisë që ai drejton, është zgjidhja rrënjësore e menaxhimit të mbetjeve në zonat urbane dhe turistike, si një mision qytetar dhe në hap me kohën. 

Teksa Zv. Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Gëzim Musabelli, gjithashtu shprehu angazhimin e Ministrisë që përmes politikave mbështetëse ndaj nismave të tilla gjithëpërfshirëse, të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve në dobi të qytetarit. 

Si rrallëherë, përmasat e një veprimtarie dhe lëvizjeje të tillë sensibilizuese, zgjerohen me praninë aktive të Universiteteve Publike dhe Jopublike, përfaqësuesit e të cilëve shprehën gatishmërinë për të kontribuar konkretisht me studime dhe punë kërkimore për zgjidhje mjedisore afatgjata.

Të pranishëm në vetë të parë dhe sipërmarrës të sektorit të menaxhimit të mbetjeve, shoqata e ricikluesve shqiptarë, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës dhe industrialistë me praktikat më të mira të zgjidhjeve teknologjike miqësore me mjedisin, ndër të cilat Albtek – Energy, impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan, një ndër investimet më premtues në lidhje me dhënien udhë problemeve të trajtimit të mbetjeve urbane.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.