🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.89 ▼0.87%
ARI 4,062 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,928 ▲ +0.17% ETH $2,346 ▼ -0.1% XRP $1.3181 ▼ -0.93% SOL $101.6100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.89 ▼0.87 % ARI 4,062 ▲0.26 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.89 ▼0.87 % ARI 4,062 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutimi i Edmond Sulës/ Dyshohet se u qëllua nga vrasës me pagesë, autori e priti tek dera e shtëpisë, zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e Edmond Sulës, 50 vjeç i cili u vra të dielën pak pas mesnatën në fshatin Bërxullë të Vorës. Burime nga grupi hetimore bëjnë të ditur se ka dyshime se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Sipas asaj që është parë edhe në pamjet filmike të kamerave të sigurisë autori e ka pritur 50- vjeçarin pranë banesës së tij deri në momentin që ka zbritur nga automjeti i tij dhe është drejtuar për të hyrë në banesën e tij. Më pas e ka qëlluar me një plumb në kokë duke i marr jetën.

Autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes deri në momentin që është marr nga një makinë që dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorët e tij. Pavarësisht se në deklarimet para uniformave blu familjarët e viktimës janë shprehur që nuk kanë informacion për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur, grupi hetimorë dyshon se ngjarja të këtë ndodhur për një konflikt pronësie pasi Edmond Sula merrej me shit-blerje pronash.

Ai nuk ishte i panjohur për  policinë pasi në të kaluarën ishte proceduar për disa vepra penale si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera. 50-vjeçari njihej si person me influencë nga komuniteti ku jetonte pasi qëndronte gjithmonë në të njëjtën kafe ku bënte edhe takime që lidheshim më shitblerjen e pronave. Madje ai kishte në emrin e tij të regjistruar edhe një kompani për shitblerje dhe dhënie me qira makinash.

Deri tani nuk ka persona të ndaluar, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.