⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.75 ▲0.83%
ARI 4,049 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,760 ▼ -1.27% ETH $2,066 ▼ -2.55% XRP $1.0542 ▼ -3.47% SOL $83.0100 ▼ -3.47%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.75 ▲0.83 % ARI 4,049 ▲0.47 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.75 ▲0.83 % ARI 4,049 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, ish-bashkëpronari i televizionit “Media Plus” në Lezhë, 47-vjeçari u vra me një plumb në gjoks

Ekzekutimi i Kastriot Reçit me snajper duket se lidhet me një seri vrasjesh më të hershme, ku ndër to është edhe ajo e vëllait të tij.

Vëllai i tij Gasper Reçi u vra në Romë, Itali, në 2017-ën, dhe ekzekutimi i këtij të fundit lidhej me vrasjen e zyrtarit të OSHEE në 2016-ën, Saimir Jaku.

Më 9 shtator 2016 është vrarë në Rrëshen Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri kallashnikov nga dy persona ende të paidentifikuar, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet më të frekuentuara të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij.

Më pas më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali.

Kreshnik Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga dy persona të maskuar që dyshohet se ishin shqiptarë, të cilët qëlluan me armë Kreshnik Gjinin, i cili humbi jetën menjëherë.

Mister vijon të mbetet arsyeja përse u ekzekutua Saimir Jaku në Rrëshen, çka ndoshta do të zbardhte historinë e plotë të hakmarrjes së dyshuar mes palëve.

Kronologjia e ngjarjeve deri më tani

-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku
-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali.
-Më 6 shtator 2017 , u vra Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë
-Më 12 gusht 2019 u vra Kastriot Gjini, për të cilin dyshohet se erdhi ekzekutimi i Kastriot Reçit.

Ndërsa sot më 7 janar 2020, u ekzekutua në të njëjtën taktikë si zyrtari i OSHEE-së, teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.