☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,832 ▲ +0.31% ETH $2,694 ▲ +0.68% XRP $1.4908 ▲ +0.18% SOL $120.7200 ▲ +1.22%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Sporti

Euforia e Ramadanit pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

Skuadra e Leçes ka marrë një fitore shumë të rëndësishme këtë fundjavë përballë Pizës, duke siguruar pikë të arta për renditjen dhe luftën për mbijetesë, pasi për momentin vazhdon të jetë e shkëputur nga Kremoneze që gjendet poshtë saj në zonën e ftohtë. Kjo fitore ka sjellë eufori në radhët e skuadrës dhe këtë e […]

Skuadra e Leçes ka marrë një fitore shumë të rëndësishme këtë fundjavë përballë Pizës, duke siguruar pikë të arta për renditjen dhe luftën për mbijetesë, pasi për momentin vazhdon të jetë e shkëputur nga Kremoneze që gjendet poshtë saj në zonën e ftohtë.

Kjo fitore ka sjellë eufori në radhët e skuadrës dhe këtë e ka shprehur edhe Ylber Ramadani. Mesfushori shqiptar ka folur para mediave duke komentuar këtë moment, por edhe duke theksuar që ekipi duhej të vazhdonte me fitoret që të kishte të sigurt qëndrimin një tjetër vit në elitë.

“Kjo ndeshje ishet e rëndësishme si ajo ndaj Veronës, kishim shumë trysni mbi ne. Kemi parë video emocionuese, jemi karikuar në të gjitha mënyrat e mundshme, edhe mendërisht, na mungonte vetëm të shënonim dhe fitonim.

Sipas meje kemi bërë një ndeshje të madhe, unë kam si synim që të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur. Kështu do të jemi të shpëtuar. Të mendojmë menjëherë për Juventusin, duhet të bëjmë një ndeshje shumë të madhe me ta dhe do e bëjmë”, ishte premtimi i Ramadanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.