☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Eurokomisioneri i BE: Europa qëndron krah Shqipërisë, mbështetje për fazën e rindërtimit

Komisioneri i Bashkimit Europian për Ndihmat humanitare dhe Menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič deklaroi sot se Europa qëndron krah për krah me Shqipërinë në këtë moment të vështirë.

Ai theksoi se përveç 15 milionë eurove të alokuara tashmë për fazën e parë të emergjencës, do të ketë asistencë tjetër për fazën e rindërtimit. Ai u shpreh se pasi të bëhet vlerësimi për nevojat do të dalë edhe shifra e saktë dhe mbi atë shifër do të jepet asistenca e BE për Shqipërisë edhe për fazën tjetër atë të rindërtimit.

“Prezenca ime këtu është provë e solidaritetit të BE me Shqipërinë. Europa qëndron krah për krah me Shqipërinë në këtë moment të vështirë pas kësaj fatkeqësie natyrore. Që ju shqiptarët ta dini që nuk jeni vetëm”, tha Komisioneri Lenarčič në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama nga Vora.

Komisioneri shprehu ngushëllimet për ata që humbën jetën si pasojë e tërmetit, për familjet e tyre, por shprehu edhe keqardhjen e tij për të gjithë ata, të cilëve iu prishën banesat prej tërmetit të 26 nëntorit.

Ai u shpreh se, BE u angazhua menjëherë me grupet e saj në operacionet e kërkim-shpëtimit për të shpëtuar sa më shumë jetë të ishte e mundur.

“BE i është përgjigjur thirrjes zyrtare për ndihmë të qeverisë së Shqipërisë. Ekipet tona erdhën që atë ditë. Asistenca jonë ka qenë dhe me anën e ekipeve të shpëtimit. Kjo ishte faza e parë. Tashmë jemi në fazën e dytë të vlerësimit të dëmeve. Pastaj është dhe faza e tretë që ka të bëjë me rindërtimin”, tha Komisioneri Lenarčič  .

Ai siguroi se, “Shqipëria do të ketë mbështetjen e BE në këtë proces. Do të japim asistencën tonë, kjo pasi Shqipëria është pjesë e Europës. Ju jeni vend kandidat dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë. Ne do t’iu japim mbështetjen tonë edhe në fazën e tretë, e cila është faza e rindërtimit”.

“Siç e tha dje Presidentja e KE, Komisioni ka alokuar 15 milionë euro në mënyrë që këto t’i vinë në ndihmë Shqipërisë në fazën e parë dhe më pas do të pasohen me plotësimin e nevojave për fazën e rindërtimit.

Komisioneri theksoi se, “gjëja e parë që duhet të ndodhë është vlerësimi i nevojave pas fatkeqësisë natyrore. KE ka qenë në kontakt me OKB dhe Bankën Botërore që të përgatitet ky vlerësim për nevojat. Vetëm pasi të jetë bërë kjo gjë ne do të kemi shifrën dhe në bazë të saj  do të vazhdojmë të japim asistencën tonë Shqipërisë edhe për fazën tjetër atë të rindërtimit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.